Në një bashkëbisedim të rezervuar për mediat katalanase, Ronald Koeman foli hapur pa e ekzagjeruar me diplomacinë: “Kam dyshime se organika e Barcelonës është e përshtatshme për mua e me Ramon Planes (drejtori sportiv) po flasim për atë që mungon. Garda e vjetër, sidoqoftë, e kuptoi se gjërat duhet ndryshojnë”. Tekniku i Barças ka bërë të ditur më pas se objektivët e parë të merkatos do të jenë Eric García, mbrojtësi qendror i City, “por gjithçka varet nga Manchester”, e Memphis Depay, që tekniku e njeh mirë duke e kur e stërviste në kombëtaren holandeze.
Pa harruar një tjetër bashkëkombës: Wijnaldum. “Është një mundësi për të ardhmen por nuk mund të them më shumë. Është një lojtar i madh”. Për sa i përket organikës aktuale ai ka shtuar: “Pedri është lojtari që më ka befasuar më shumë pozitivisht. Griezmann është një sulmues që punon shumë e mund të vendosë pozicionin që do. Varet nga ai. Dembelé po stërvitet e po përmirësohet fizikisht. Messi? Më tregoi se pavarësisht problemeve të tij me klubin dëshiron të vazhdojë të fitojë”. Nuk mund të mungonte një referim për objektivin e vërtetë të Barcelonës, që mungon prej 5 vitesh nga këto anë: Champions League. “Për ta fituar duhet të përmirësohemi. Bayern, për momentin, është më i fortë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




