Fati i futbollit italian është i lidhur me një faturë mbi 300 milion. Siç raporton La Repubblica, klubet italiane kanë disa ditë afat për të paguar pagat e tremujorit të parë të kampionatit aktual dhe për të shmangur gjobat në renditje, por arkat aktualisht po qajnë. Dje, këshilli federal zhvendosi afatin nga 16 nëntor në 1 dhjetor. Ky veprim kursen kohë për futbollin, i cili po pret vetëm një ndërhyrje të qeverisë për të shpëtuar veten: 15 nga 20 klubet kanë vështirësi në përmbushjen e afatit. Por ndërkohë është një vendim i çmuar, gjithashtu sepse shtyn pagesën e kontributeve përkatëse në janar, gjysma e faturës.

Pas marrëveshjeve të gjetura gjatë bllokimit për të ngrirë disa muaj, ka klube që kanë shpërndarë tashmë pagat për korrikun dhe gushtin. Disa klube kanë bërë akorde me lojtarët që të shtynin pagesën e detyrimeve të sezonit të kaluar, për periudhën e ndalesës së aktiviteteve. La Repubblica ka bërë të ditur se tre prej tyre, nuk kanë shlyer ende futbollistët për rrogat e korrikut dhe gushtit, pa harruar këtu edhe bonuset që merren në fund të sezonit si pasojë e objektivave të arritur.
Për të gjitha këto detyrime, që i përkasin sezonit të kaluar, nuk do të ketë shtyrje, pasi është caktuar data 16 nëntor sipas rregullores. Nëse në këtë datë nuk kanë shlyer çdo detyrim, klubet e Serisë A duhet të fillojnë të shohin tabelën e klasifikimit pasi rregullorja parashikon që masa e parë do të jetë heqja e 2 pikëve për rrogat dhe 2 pikëve për mosderdhjen e sigurimeve shoqërore për lojtarët që kanë nën kontratë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




