Futboll

Refuzohet ankimimi i Napolit, mbetet 3-0 në tavolinë

Gjykata e Apelit e Federatës Italiane të Futbollit (Figc) ka refuzuar ankimimin e Napoli në lidhje me vendimin për ti dhënë fitoren në 3-0 në tavolinë Juventusit në sfidën e kampionatit, që nuk u zhvillua sipas programit në Allianz Stadium në 4 tetorin e kaluar, duke konfirmuar edhe pikën e penalizimit për shoqërinë e kaltër në kampionat. “Në rastin në fjalë, nga klubi përkatës, sjellja e të cilit në ditët që papraprinë zhvillimin e ndeshjes së futbollit Juventus-.Napoli, rezulton që të ketë ndërtuar një alibi për të mos luajtur atë ndeshje”, shkruhej në vendimin e Apelit.

Kështu, mbetet në fuqi vendimi për t’i dhënë fitoren në tavolinë Juventusit dhe për t’i hequr një pikë Napolit në renditje. Apeli ka ngrirë edhe Romën, sikur të mos mjaftojnë lajmet e të infektuarve me koronavirus. Gjykata sportive e apelit në FIGC ka refuzuar ankimimin e Romës në çështjen e mesfushorit Amadou Diawara, meqë verdhekuqtë kishin aktivizuar lojtarin e paregjistruar gjatë barazimit 0-0 në fushën e lojës. Është konfirmuar në këtë mënyrë vendimi i Gjykatësit Sportiv që ka i dha fitoren në tavolinë Hellas Verona me rezultatin 3-0.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë