Real Madrid është duke përjetuar një klimë të pazakontë, mes tensionesh e rezultateve negative. Nëse humbja e dyfishtë në Liga e Champions kundër Cadiz e Shakhtar i kishte rënë alarmit, rrëzimi në Valencia i ka hedhur benzinë zjarrit, duke bënë në dyshim lidershipin e Zidane, në shënjestër të shtypit e tifozëve. Tekniku francez ka përfunduar i akuzuar për një Real Madrid të përcaktuar “të shkatërruar” nga shtypi madrilen. Ndryshime, rotacione e zgjedhje të diskutueshme janë akuzat kryesore të drejtuara për Zizou, sipas AS “fajtor i zgjedhjeve e vendimeve vetëvrasëse”. Zizou e Realin e tij e gozhdojnë sidomos numrat, më të këqijtë që ka tekniku në pankinën merengues.
NUMRAT E KRIZËS– Nëse Zizou eviton të thotë fjalën “krizë”, duke kujtuar si në të shkuarën ka arritur gjithnjë të ringrejë fatet e skuadrës në momentet më delikate, këtë herë statistikat pikturojnë një panoramë shqetësuese: Blancos pësojnë gol prej shtatë ndeshjeve radhazi, kanë mbrojtjen më të keqe të ciklit të dytë Zidane me mesatare 1,5 gola të pësuar për ndeshje. Situata nuk është më e mirë në sulm: i dyti më i keq që kur francezi është ulur në pankinën merengues e, nga fillimi i sezonit, ka marrë vetëm 54% të fitoreve kundër 62% të vitit të kaluar. Për sa i përket performancës, më keq vetëm gjatë periudhës së errët të drejtimit Lopetegui-Solari, por ai – thekson Marca – ishte një Madrid në rënie të lirë që kishte detyrimin e vetëm për të kufizuar dëmet.
TË GJITHË FAJTORËT- Zizou kontestohet për zëvendësimet, që kundër Valencias erdhën vetëm pas golit të katërt të pësuar, e sidomos rotacionit që rezulton jo produktiv. Mbi të gjitha, lëvizjet që i kanë dhënë një shans lojtarëve prej kohësh në shënjestër të kritikave si Marcelo (prezent në të gjitha humbjet deri tani e edhe në Mestalla ndër më të dobëtit në fushë, me përgjegjësi direkte në dy nga katër golat e pësuar), por edhe atyre si Isco, Vinicius e Asensio, të gjithë të mbetur në klasë. Në shënjestër të shtypit dhe tifozëve ka përfunduar edhe Varane, protagonisti i amnezive të përsëritura e në Mestalla përgjegjës për një autogol qesharak që i hapi rrugë fitores së Valencias.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




