Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar në sy të udhëheqësve të Bashkimit Europian që të zbatojnë një plan veprimi drejt themelimit të tregut të përbashkët rajonal, që është quajtur ndryshe edhe si “Shengeni Ballkanik”.
Dakordësia është gjetur gjatë punimeve online të Samitit të Sofjes mes Bashkimit Europian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku e pranishme ishte edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel, Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Avdullah Hoti.
“Ne, udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ramë dakord për të rritur bashkëpunimin ekonomik në rajon për të zhvilluar tregun e përbashkët rajonal të bazuar te standardet dhe rregullat e Bashkimit Europian”, thuhet në deklaratën e nënshkruar “online” nga pjesëmarrësit në takim.
Nisma synon që të thellojë ndërveprimin e tregjeve të copëzuara rajonale, deri në krijimin e një tregu të përbashkët me 18 mln banorë, që sipas Bashkimit Europian do ta bëjë rajonin një vend më tërheqës për investitorët.
👏👏 #WesternBalkan six leaders sign #COMMONREGIONALMARKET = more attractive & competitive #WesternBalkans, closer to #EU market#OneRegionOneMarket #CRM21_24 #StrongerTogether💪🏻 #SofiaSummit #BerlinProcessSummit #SummitinSofia2020
— RCC (@rccint) November 10, 2020
👉🏻https://t.co/5ElhIJryKW pic.twitter.com/WHwq74nVbL
“Me një popullsi prej rreth 18 milionë banorë, rajoni ynë është një treg i rëndësishëm për BE-në dhe një zonë tranziti për mallrat europiane dhe ndërkombëtare, me një fuqi punëtore të aftë për kompanitë e gatshme për të investuar”, vijohet në deklaratë.
Lajmi i arritjes së marrëveshjes për të ngritur një treg të përbashkët rajonal është konfirmuar përmes rrjeteve sociale edhe nga Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi. Varhelyi shpjegon se Komisioni u ka dërguar gjashtë vendeve të rajonit planin ekonomik dhe të investimeve.
“Me të cilin garantojmë 9 miliardë euro grante, që plotësohen me 20 miliardë të tjera si kredi të favorshme, që mund të rrisin GDP-në e rajonit me 3.6 për qind”, sqaroi Varhelyi.
Në paketën e ndërlidhjes për 2020, Bashkimi Europian mbështet gjashtë projekte në sektorët e transportit dhe të energjisë së pastër. Një prej këtyre projekteve është edhe linja hekurudhore Tiranë-Durrës, ku së fundmi u shpall fituese një kompani italiane me ofertën prej 70 mln euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



