Futboll

Policia gjyqësore mbërrin në zyrat e Lazio-s, rrezikon deri rënien nga kategoria

Çështja që po trondit futbollin italian i ngjan çdo ditë e më shumë një telenovele. Situata e tamponëve të Lazios tani komplikohet akoma edhe më shumë: hetuesit e policisë gjyqësore janë dërguar nga Prokuroria e Republikës, që heton mbi çështjen e testeve e të respektimit të protokollit anti-Covid nga ana e shoqërisë bardhekaltër, për të siguruar elementë në qendrën sportive të Formellos e në laboratorin e analizave të Avellinos ‘Futura Diagnostica’. Javën e kaluar Lazio u paraqit me Immobile dhe të tjerët në fushë dhe pse dyshoheshin si të infektuar.

Janë sekuestruar referimet e tamponëve të kryera në javët e fundit e të tjera dokumente. Një situatë që bëhet gjithnjë e më intriguese e që hedh hije mbi punën e Lazios, që ka përfunduar në një ciklon që duket se zmadhohet çdo ditë e më shumë.

Nga gjobë në disa pikë dënimi, madje deri te rënia nga kategoria: këto janë rreziqet që rrezikon Lazio. Çështja mund të ketë gjithashtu si akuzë implikimi kriminal për shkeljen e izolimit të një pozitivi. Ndër krimet më të rënda, epidemia fajtore madje mund të konfigurohet kur një pozitiv shmang izolimin dhe infekton një person tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë