Treg

Kosovë/ Kriza dëmton sektorin e drurit ; 40% rënie, deri në fundvit 20% e punëtorve të papunë

Kriza e shkaktuar nga pandemia ka prekur edhe sektorin e përpunuesve të drurit në Kosovë .Si pasojë e kësaj situate qarkullimi në këtë industri ka pasur rënie 40 për qind, ndërsa që rreth 20 për qind e punëtorëve në këtë sektor deri në fund të vitit do mbesin papunë.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, Arieta Vula-Pozhegu, e cila tregon ndër të tjerash se paketa e rimëkëmbjes mund ta zbusë situatën e krijuar tek bizneset.

“Ne në bazë të hulumtimeve dhe kontakteve me  kompanitë ne e konsiderojmë që afër  20 përqind e punëtorëve do të jenë deri në fund të vitit të larguar nga puna, mirëpo ndoshta me një  nxitje apo shtytje që mund të ndodhë, ne  po shpresojmë që ky numër të ngelet sepse kemi akoma  iniciativa të kompanive të tjera të reja  që kanë filluar në këtë  vit me investime të reja si kompani të industrisë së drurit dhe janë duke ndodhur momentalisht  ata kanë planifikuar dhe kanë investuar, kështu që  kjo mund ta plotësojë këtë ngecje të punësuarve në këtë sektor”, shprehet ajo.

Sipas saj,  qarkullimi në këtë sektor ka rënë 40 përqind. Ndërsa, humbja në këtë sektor, ka arritur deri në 40%.

“Qarkullimi i industrisë së drurit në vend ka pasur rënie prej 40%, kjo varion varësisht prej kohës ku ne po e kryejmë një hulumtim, tash  duhet ta shikojmë këtë tre mujorin si do të jetë, por ka pasur rënie”, thotë ajo.

Vula-Pozhegua,gjithashtu,është duke kërkuar nga institucionet përkatëse, që ndryshojë ligji i prokurimit.

.Ajo ndër të tjerash, thotë se edhe Bankat Komerciale në rast se do t’i kishin normat e interesit më të ulëta dhe “Grejs” periudha të ishte më e gjatë do të mund të ndihmonte industrinë e drurit.

Sipas saj, nëse ndodhë edhe një herë, kriza do të jetë aq e madhe sa vitin e ardhshëm 60% do të ketë rënie të qarkullimit dhe shitjes së produkteve në vend. “Normalisht ne jemi për ti respektuar të  gjitha masat, por shpresojmë që kjo të mos të ndodhë, sepse jeta vazhdon dhe  ne duhet të punojmë, të ketë masa parandaluese, por jo izolime.”- përfundon ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë