Futboll

Suedia, trajneri i mbyll dyert Ibrahimovic: Nuk e kuptoj, 4 vjet e gjysmë më parë ishte i qartë

Nuk ka rikthim në Kombëtare për Zlatan Ibrahimovic. Pas postimit të suedezit në ditët e kaluara (“Sa kohë ka që nuk shihemi…” mesazhi i tij me fanellën e Suedisë), tekniku Janne Andersson ka ndalur çdo mundësi spekulimi. “Ma treguan atë mesazh, por ndershmërisht nuk e kuptoj çfarë do të thotë, më duket pa lidhje – ishin fjalët e tij – . Por nuk kam ndërmend të humb kohë ose shumë energji. Kanë kaluar 4 vjet e gjysmë që kur më tha shumë qartë se e kishte mbyllur karrierën e tij me Kombëtaren”.

Pavarësisht rinisë së dytë me fanellën e Milan, për Ibran nuk ka më hapësirë në Kombëtare. Folëm pas Europianit të 2016. Për mua ato fjalë kanë një domethënie, kështu si ato të të gjithë lojtarëve të tjerë që i kanë thënë mjaft Kombëtares – ka thënë tekniku për të përditshmen suedeze Aftonbladet -. Kam respekt të madh për ata që kuptojnë se nuk kanë më motivimet e duhura ose që duan të pushojnë gjatë pauzës e të mos kenë presion. Për mua çështja është e qartë, për më tepër që punoj vetëm me lojtarë që janë plotësisht të bindur se duan të jenë në Kombëtare”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë