Lajme

Gjermania: Vlerësojmë dorëheqjen e Thaçit

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka reaguar sot pas aktakuzës së ngritur ndaj Hashim Thaçit duke thënë se e vlerëson dorëheqjen e tij nga posti presidentit për të bashkëpunuar me Gjykatën Speciale.

“ Ne jemi në dijeni për dorëheqjen e presidentit Thaçi. Vlerësojmë deklarimin për bashkëpunim në mes të pandehurve dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit. Procesimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm dhe pjesë e angazhimit kosovar për sundimin e ligjit”, thuhet në reagimin e Berlinit zyrtar.

Gjermania thesko po ashtu se nuk mund të ketë paqe afatgjate në një shoqëri pa drejtësi.

“Gjermania mbështet punën e rëndësishme të Dhomave të Specializuara të Kosovës me personel dhe financa. Kosova është një partner europian shumë i rëndësishëm me të cilin punojmë ngushtë”, thekson njoftimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë