Futboll

Europa League/ Pioli: Kemi shumë punë për të bërë, ndaj Lille do të ketë rotacion

Pas fitoreve ndaj Celtic dhe Sparta Prague, Milani kërkon tri pikët e radhës përballë Lille për të hipotekuar kualifikimin në raundin e 1/16 të Europa League-s. Trajneri Stefano Pioli, në konferencën për shtyp të rastit, u shpreh: “Jemi ekip i ri, por gjithashtu i pjekur në mënyrën se si sillet në fushë. Na pret një ndeshje e rëndësishme, kundër një ekipi të fortë, por që nuk është vendimtare. Ne jemi si ata që sapo kanë filluar të gërmojnë një pus për të gjetur ujë, duam ta gjejmë burimin, por është akoma larg”.

Rotacioni- Stërvitja e fundit do të jetë e rëndësishme. Mendoj se do të ketë rotacion, kemi nevojë për freski mendore dhe fizike. Nuk do të jetë një ndeshje vendimtare. Ne duam t’i fitojmë ndeshjet e mbetura që të punojmë sa më të qetë në ndalesën e kombëtareve.

Forma e momentit- Nga pikëpamja teknike dhe në zgjedhjet në metrat e fundit të fushës duhet të bëhemi më të saktë. Po bëjmë shumë mirë sulmin në thellësi, por duhet të jemi më të saktë për të qenë më të rrezikshëm. Forca jonë ka qenë gjithmonë ekuilibri. Ne e dimë që mund të përmirësohemi më shumë, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm për atë që po bëjmë.

Europa League– Kundërshtarët janë gjithmonë më të përgatitur, ne nuk mund ta ndryshojmë qëndrimin tonë. Nuk kemi fituar asgjë dhe prandaj kemi akoma shumë për të bërë. Më pëlqen të jem optimist. Te djemtë kam besuar gjithmonë. Duam të fitojmë sa herë zbresim në fushë, megjithatë jemi si ata që po gërmojnë një pus për të gjetur ujin. Në duam burimin, por jemi ende larg, sipas mendimit tim.

Ibrahimovic- Të gjithë e ndiejmë praninë e tij, ai është një person shumë serioz dhe një profesionist i shkëlqyeshëm. Ka vetëm një qëllim, të fitojë, dhe ne po shkojmë në të njëjtin drejtim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë