Futboll

VIDEO/ Vllaznia e femrave në turin e dytë të Champions, fiton me kampionët e Turqisë

Ka nisur shumë mirë faza eliminatore në Champions League për Vllazninë e femrave. Triumfi me kampionet e Turqisë, ALG Spor Kulubu erdhi vetëm pas 11-metërshave, pasi 120 minuta lojë u mbyllën në barazim 3-3, teksa ky është viti i nëntë rresht që Vllaznia e femrave merr pjesë në këtë kompeticion.

Shkodranët shënuan të parët me Gjinin. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Vllaznisë që i kushtoi vëmendje të veçantë fazës mbrojtëse. Në fillimin e së dytës, turqit barazuan, por vajzat kuqeblu nuk e humbën përqendrimin dhe në minutën e 71-të kaluan në avantazh me Bajraktarin. Tre minuta më vonë Arhan barazon rezultatin me një supergol.

120 minutat e shtesës ishin të qeta, me një lojë të ekuilibruar. Në momentin kur dukej që ndeshje do të përfundonte te penalltitë, në minutën e 118-tw, Vllaznia pëson golin e tretë. Atëherë kur pritej vetëm fishkëllima përfundimtare, Bajraktari në minutën e fundit të shtesës barazon gjithçka, duke e çuar sfidën te penalltitë. “Ruleta ruse” nisi keq për Vllazninë pasi Megi Doçi goditi penalltinë e parë jashtë. Megjithatë, ALG Sport Kulubu nuk mundi ta shfrytëzonte këtë “dhuratë” duke gabuar në dy penallti. Franja, Bajraktari dhe Gjini firmosën kalimin me sukses të Vllaznisë në raundin tjetër të Champions League për femra.

https://streamable.com/2ng1em

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë