Prej disa kohësh, futbolli ka përdorur nevojën ekonomike për të kërkuar burime të reja dhe shumë ndeshje kanë filluar të zhvillohen në vende që nuk kanë traditë në futboll. Vetëm në vitin 2019, u zhvillua Kupa e Botës për klube në Katar, Superkupa e italisë në Arabinë Saudite apo edhe ajo franceze në Shenzhen të Kinës. Prandaj, është aspak befasuese që Spanja gjithashtu dëshironte të provonte emocionin e një turneu jashtë vendit dhe zgjodhi edicionin e parë të Super Kupës së re.

Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur të përsërisë edhe në këtë edicion zhvillimin e turneut unik, për të përfituar sa më shumë të jetë e mundur financiarisht nga ajo. Edhe pse publiku kishte qenë kundër një turneu të tillë, duke parë formulën e çuditshme, Federata nuk hoqi dorë, pasi fitimet ishin kolosale. Ajo ka nënshkruar për tre edicione, nga të cilat futbolli spanjoll do të përfitojë 120 milionë euro nga Arabia Saudite.

Gjysma e këtyre parave do të shkojnë për klubet, ndërsa pjesa tjetër në arkat e federatës. Këtë vit, katër skuadrat pjesëmarrëse do të jenë Real Madrid, Barcelona, Real Sociedad dhe Athletic Bilbao. Në edicionin e parë, në finale shkuan Real Madrid dhe Atletico Madrid, me Realin triumfues. Një projekt që mbase nga pikëpamja e të drejtave televizive është fitimprurës për La Liga, por që padyshim i papëlqyeshëm për tifozët. Dhe është pikërisht kostoja e lartë që mund ti ndalojë tifozët të udhëtojnë në Arabinë Saudite. Midis fluturimeve, akomodimit dhe biletave, pjesëmarrja në dy gjysmëfinalet dhe finalen do të kushtonte rreth 1000 euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




