Futboll

Champions League/ Covid penalizon skuadrat: Ajax dhe Dinamo Kiev pa 11 lojtarë

‘’Heshtarët’’ janë goditur nga virusi një ditë para ndeshjes së Champions League në shtëpinë e Midtjylland. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat holandeze, mes radhëve të Ajax janë 11 lojtarë pozitivë me koronavirus që nuk janë nisur për transfertën daneze. Tekniku Ten Haag ka grumbulluar për momentin vetëm 17 lojtarë. Kanë qëndruar në Amsterdam – mes të tjerëve – Tadic, Klaassen, Onana, Stekelenburg e Gravenberch. Pritet një tjetër  raund tamponësh: ata që rezultojnë pozitivë fals do të mund ti bashkohen shokëve.

Covid-19 ka prekur edhe ukrainasit e Dinamo Kiev, skuadër që bën pjesë në të njëjtin grup të Juventus e të Ferencvaros të Uzunit, që të mërkurën në mbrëmje do të jetë e detyruar të përballen me Barcelonën pa 11 lojtarë, nga të cilët nëntë janë jashtë për shkak të pozitivitetit ndaj virus (Bushchan, Boiko, Mykolenko, Karavayev, Harmash, Shaparenko, Baluta, Tsytaishvili e Duelund), por tekniku rumun, Mircea Lucescu duhet të bëjë pa Burda, Tymchyk të dëmtuar, përveç të skualifikuarit Sydorchuck.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë