“Messi? Është më i miri i të gjitha kohëve por është e vështirë ta administrosh”. Me këto fjalë ish-trajneri i Barcelonës Quique Setien, në një bisedë me Vicente Del Bosque në “El Pais”, zbulon për herë të parë disa detaje të eksperiencës së tij në blaugrana pasi u shkarkua verën e kaluar. E nuk mund të mungonte referimi mbi raportin e tij me kampionin argjentinas: “Ka patur lojtarë të tjerë të mëdhenj, por vazhdimësinë që ka patur ai gjatë viteve nuk e ka patur asnjë, madje as Pelé”.

“Messi ka një aspekt tjetër, nuk është si çdo lojtar tjetër, por më i komplikuar për t’u menaxhuar. Shumë më tepër. Diçka e natyrshme për shumë sportistë, siç shihet në dokumentarin e Michael Jordan . Ju shikoni gjëra, që nuk i prisni. Ai është shumë i rezervuar, por të bën të shohësh gjërat që dëshiron. Leo nuk flet shumë. Pasi u largova, ajo për të cilën jam i qartë është se në kohë të caktuara duhej të merrja vendime të tjera, por ka diçka që mbetet për t’u bërë. Ajo sipër jush, klubi. Dhe është mbi presidentin, lojtarin, trajnerin. Klubi e tifozët, të cilëve duhet ti sjellësh respekt. E janë miliona persona që mendojnë se Messi është më i rëndësishëm se klubi e trajneri. Sepse është një që në 14 vjet i ka bërë ata të fitojnë çdo gjë. Por e vërteta është se ka lojtarë të komplikuar për tu administruar e Leo është një prej tyre. Është më i miri i të gjithë kohëve e kush jam unë për ta ndryshuar?

Te Barça nuk kam qenë vetvetja. Nuk kam qenë në gjendje, ose nuk e kam njohur realitetin. Kur nënshkruani për një klub të një dimensioni si Barça, ju tashmë e dini që gjërat nuk do të jenë të lehta, pavarësisht se ke lojtarët më të mirë në botë. Realiteti është që unë nuk mund të isha vetvetja, as nuk kam bërë atë që duhej të bëja. Është e vërtetë që mund të kisha marrë vendime drastike, por ato nuk do të rregullonin asgjë në një hapësirë aq të shkurtër sa ajo që pata në dispozicion. Deri kur u bllokuam nga pandemia, ekipi ishte mirë. Ne po ndryshonim shumë gjëra. Kur u kthyem, e filluam mirë në Mallorca, por situata u ndërlikua dhe trajektorja e Real Madridit ishte e jashtëzakonshme. Në fund, tensioni na mori përpara. Por, me të vërtetë, ka situata që në një kontekst tjetër dhe në rrethana të tjera unë duhet të veproja ndryshe. Nuk kishte kohë për të menduar ose për të punuar. Nëse unë do të merrja vendime drastike, ato mund të na dëmtonin. Ne kishim La Liga-n, Ligën e Kampionëve përpara. Pastaj ndodhi ajo që ndodh kundër Bayernit. Të humbësh 8-2, të lëndon shumë. Ju dëmtoheni jashtëzakonisht, hyni në historinë e Barçës me atë humbje. Unë supozoj përqindjen time të fajit. Një ditë ende do të shkruaj për këtë. Pas shkarkimit, zbulova se vendimi ishte marrë tashmë, para humbjes 8-2.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




