Futboll

Lum golash në Kupë, kualifikohen Tirana e Kukësi. Vllaznia luan tenis

Janë mbyllur 7 ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për turin e parë, teksa në turin e dytë kalojnë ekipet favorite që garojnë në Superiore. Pogradeci ishte surpriza, teksa shënoi nëntë herë në portën e Orikut, që u paraqit në qytetin juglindor me ekipin e të rinjve.

Tirana ka triumfuar 4-1 ndaj Shkumbinit, në një ndeshje të dominuar nga ekipi i Egbo gjatë gjithë kohës. Partizani dhe Kukësi gjithashtu kanë marrë fitore të thella, duke u shënuar nga pesë golave skuadrave si Iliria dhe Maliqi. Vllaznia ka bombarduar Devollin, ku blerjet e reja realizuan 6 prej 7 golave të realizuar në portën e skuadrës nga Bilishti.

Sukses me thjeshtësi edhe për Laçin me Teutën që mposhtën respektivisht Vorën dhe Tërbunin me rezultatet 3-0 dhe 4-0. Një ndeshje me vështirësi ka pasur Skënderbeu me Tomorin që ka fituar 1-0, por ka qenë në ankth deri në fund skuadra e Ahmatajt, me beratasit që i janë afruar portës korçare. Nga ekipe e Kategorisë së Parë më tej ka kaluar Korabi, që mposhti 2-0 Erzenin, si dhe Dinamo që në limite eliminoi Flamurtarin në Vlorë.

Ndeshjet e turit të dytë:

Grupi A (Tirana-Korabi, Laçi-Besëlidhja/ Egnatia, Teuta-Kastrioti, Bylisi-Dinamo)

Grupi B (Kukësi-Besa, Skënderbeu-Pogradeci, Partizani-Apolonia, Vllaznia-Elbasani)

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I PARË

GRUPI A

Tirana-Shkumbini 4-1

Shënues: Ramazani 26′ (aut.), Vrapi 39′, Muçi 42′, 73′ / Mustafaj 58′ (pen.)

Laçi-Vora 3-0

Shënues: Nwabueze 6′, 46′, Malota 18′

Teuta-Tërbuni 4-0

Shënues: Jazxhi 36′, Kapllani 38′, Gruda 52′, L. Vila 54′

Bylisi-Veleçiku 2-1

Shënues: Lika 12′, Trumci 34′ / Shekaj 93′

Flamurtari-Dinamo 1-2

Shënues: Mukoj 75’/ Djidjiwa 68′, Da Silva 90′ (pen.)

Kastrioti-Burreli 2-1

Shënues: Shkalla 55′, Okebugwu 82′ / Mallunxa 75′

Besëlidhja-Egnatia 1-1

Shënues: Hoxha 66′ / Magani 61′

Korabi-Erzeni 2-0

Shënues: Skuka 68′, Xhebrahimi 84′ (pen.)

GRUPI B

Kukësi-Maliqi 5-0

Shënues: Gavazaj 2′, Kotobelli 27′, Eze 65′ (pen.), 82′, Ibrahimi 75′ (pen.)

Skënderbeu-Tomori 1-0

Shënues: Mensah 26′

Partizani-Iliria 5-0

Shënues: Solomon 21′, 57′, Asani 38′ (pen.), Broja 52′, Cordeiro 68′

Vllaznia-Devolli 7-0

Shënues: Dilaver 6′, 36′, 65′ Imeri 11′, Marku 27′ (pen.), Isaevski 57′, Jonuzi 63′

Luftëtari-Elbasani (nuk u luajt pasi gjirokastritët kanë shpallur falimentimin, Elbasani kualifikohet)

Apolonia-Turbina 4-1

Shënues: Kofi Yeboah 22′, Gjata 26′ (pen.), Mihana 49′, Eyoh 88′ / Sallaku 84′

Pogradeci-Oriku 9-1

Shënues: Abazaj 2′, 63′ Dragoj 4′ (pen.), 14′ Topllari 10′, Kasa 25′, Tako 37′, Balla 72′, Toma 85′ / Shaba 59′

Lushnja-Besa 0-0


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë