Bota e futbollit po përballon krizën më të rëndë në historinë e tij për shkak të pandemisë së Covid-19, por shoqëritë profesioniste të nivelit të lartë po studiojnë mënyrën për të mos u rrëzuar. Për Inter-in një mënyrë mund të jetë duke u kthyer të fitojë në fushë: “Për të zgjidhur problemet duhet ti analizojmë me radhë – ka komentuar presidenti zikaltër Steven Zhang -. Jam krenar për punën e bërë deri tani nga Inter, por çelësi është të fitojmë, duke marrë rezultate në terma trofesh e në ambicie financiare”.
Në të ardhmen të gjithë shoqëritë duhet të studiojnë një model të ri për të gjeneruar të ardhura në kontekstin social që do të jetë revolucionarizuar thellësisht pas pandemisë: “Sigurisht është një ndryshim i madh – vazhdoi Zhang – e është e qartë se buxheti e fitimet do të influencohen. Duhet të mendojmë në periudhë të gjatë, teknologjia e inovacioni do të jenë zgjidhje për të përfshirë më shumë konsumatorët, ndoshta me një projekt jo ngushtësisht të lidhur me futbollin”.
Një ide që është kthyer e fortë është Superliga europiane: “Jam gjithnjë në favor të idesë për të përmirësuar e zhvilluar produktin tonë. Do të ofrojmë produkte gjithnjë e më të evoluuar e kompetitivë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.