Ndërhyrja e Jordan Pickford ndaj Virgil van Dijk (që do të qëndrojë jashtë disa muaj) gjatë derbit mes Everton e Liverpool vazhdon të krijojë debat në Angli e nga një veprim në fushën e lojës, po kthehet në diçka shumë më serioze. E rëndë madje. Portieri i ri anglez i Everton, në fakt, është detyruar ti besojë jetën truprojave që ti garantojnë sigurinë e tij e atë të familjes pasi në adresë të tij janë dërguar dhjetëra kërcënime me vdekje.
Lajmin e ka bërë të ditur Daily Mail, sipas të cilit Pickford ka krijuar një “unazë çeliku” të vërtetë rreth gruas e fëmijës për të evituar që të jenë shënjestër. Sipas të përditshmes britanike, familjarët e portierit nuk mund të përdorin rrjetet sociale sepse mund të japin të dhëna të rëndësishme mbi pozicionin e tyre gjeografik. Një preokupim real, frikë më tepër, si ka cituar Daily Mail një burim pranë Pickford: “Jordan është shokuar nga niveli i fyerjeve e kërcënimeve që ka marrë pas ndeshjes me Liverpool. E është i vendosur të bëjë gjithçka që duhet në mënyrë që familja e tij të jetë e sigurtë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




