Juventusi është ndalur jashtë me barazim 1-1 ndaj Veronas në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në Serie A. Barazimi i tretë radhazi në Serie A për Juventusin dhe Milani ka mundësinë t’i shkëputet bardhezinjve me 6 pikë nëse mposht Romën.

Në ndryshim nga ndeshjet e fundit, bardhezinjtë ishin më krijues në këtë takim, që kanë shënuar me Morata por VAR ka anuluar me të drejtë, ashtu si edhe golin e Koley. Megjithatë, pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa pjesa e dytë dhuroi më shumë emocione. Sfidën e zhbllokoi Verona në minutën e 60 me Favilli-n.

Pas këtij goli, Juventusi i shtoi përpjekjet për golin e barazimit, i cili erdhi në minutën e 78 me Kulusevski-n. Në fundin e takimit, bëri debutimin sezonal edhe sulmuesi shqiptar Vrioni, i cili nuk mundi të lërë shenjë në këtë ndeshje ku dy skuadrat ndanë pikët. Pas këtij barazimi, Juventusi ka 9 pikë në vendin e pestë, ndërsa Verona renditet në pozitën e 8-të me 8 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




