Futboll

Bojkoti vazhdon, Liga profesioniste kërkon sponsor për emrin e Superiores

Ndërkohë që bojkoti vijon të jetë një temë e hapur në një kohë kur palët, i qëndrojnë strikt qëndrimit të tyre Liga Profesioniste e Futbollit  ka dalë me njoftimin se po kërkon një sponsor gjeneral për sezonin e ri të Kampionatit Shqiptar “Kategoria Superiore”, që ende nuk ka nisur. Sponsori Gjeneral përfiton ndër të tjera të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore (Superligës) dhe shumë përfitime të tjera të cilat janë pjesë e një pakete të kompletuar sponsorizimi.

Në njoftimin e bëra nga Liga thuhet se çdo kompani e interesuar duhet të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombëtar. Shitja e të drejtave të emrit do të ketë afat vetëm për sezonin 2020-2021, me një çmim dysheme prej 10 milionë lekë.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=141091521062610&id=102913961547033

Liga në mbledhjen e fundit vendosi që bojkoti të vazhdojë. Pas takimit, presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova, theksoi se bojkoti do vazhdojë deri në realizimin e kërkesave nga qeveria. “Pas diskutimeve në mbledhje u vendos që të vazhdojmë bojkotin derisa të zgjidhen kërkesat. Është një vendim unanim i Ligës. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë për kërkesat tona”, – theksoi Libohova. Këtë fundjavë ishte menduar se do të fillonin aktivitetet, por ndoshta duhet pritur ende, të paktën për Superioren. Liga Profesioniste dhe drejtuesit e klubeve elitare kërkojnë me ngulm që qeveria të plotësojë kërkesat e tyre, ndaj dhe nuk tërhiqen në vendimin e tyre për bojkot të kampionatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë