Përkundër shifrave të larta të lojtarëve të infektuar nga Covid në të gjithë Evropën, Aleksander Ceferin është optimist rreth zhvillimit të Euro 2020. “Për momentin, ne jemi duke planifikuar turneun pikërisht ashtu siç duam – shpjegoi presidenti i Uefa për Sportschau.de -. një sfidë e madhe, por jam i sigurt që eventi do të zhvillohet vitin e ardhshëm “. Dhe në këtë ngjarje mund të ketë edhe tifozë në tribunat e stadiumeve të dymbëdhjetë vendeve që do të presin evropianin që pritet të zhvillohet nga 11 qershori deri më 11 korrik 2021: “Kemi planifikuar si opsionin e një Europiani pa tifozë, ashtu edhe ato me 30%, 50% apo 70% të kapacitetit të stadiumeve. Natyrisht që synimi ynë është të luajmë me sa më shumë tifozë në shkallët e stadiumit, por të shohim si do rrjedhin ngjarjet”, u shpreh Ceferin. “.

“Nëse dikush do të më pyeste në shkurt nëse isha gati të përballesha me një pandemi që bllokon gjithë botën, do ta kisha marrë atë për një të çmendur – vazhdoi Ceferin -. por tani jemi shumë më të fortë dhe më të organizuar për çdo gjë, sepse ne e dimë se gjithçka mund të ndodhë “. Ideja e zhvillimit të Europianit në 8 shtete të ndryshme të kontinentit u promovua nga ish presidenti i UEFA-s, Michel Platini, por Ceferin e sheh si të papërshtatshëm këtë format, veçanërisht situatën e vështirë që po kalon bota mbarë.

“Nga këndvështrimi i simbolizmit është shumë bukur, por nuk është aspak e lehtë për UEFA-n. Nuk ishte as para pandemisë dhe u komplikua edhe më shumë tani, pasi është një sfidë e madhe, por jam i sigurt që do të bëjmë një shfaqe vërtetë madhështore. Kemi organizuar mbi 420 ndeshje ndërkombëtare që prej muajit gusht dhe gjithçka ka shkuar më së miri, ndaj kam bindjen që do të jemi edhe më të qartë deri verën e ardhshme”, tha kreu i UEFA-s.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




