Futboll

Hetimi në Itali zbulon lidhjen e tifozëve me “Cosa nostra”-n

Në Palermo, pjesëtarët e familjes mafioze të Borgo Vechio donin të kontrollonin grupet e tifozëve ultras për të evituar përleshjet mes tyre brenda stadiumit. Nga një anë këto përleshje mund të ishin të dëmshme për zhvillimin e ndeshjeve dhe nga ana tjetër mund të krijonin vështirësi për një nga kapot e ultrasve, i cili ishte pika e lidhjes me organizatës mafioze dhe tifozëve të organizuar.

Kjo është ajo çka është zbuluar nga një hetim i Policisë në Palermo, që ka çuar në pranga 20 persona. Në njoftimin zyrtar të policisë shkruhet se hetimi ka zbuluar një raport të drejtpërdrejtë mes tifozëve të futbollit dhe “Cosa nostra"-s. Nuk rezulton që në këtë raport të ketë lidhje klubi i Palermos.

Stadiumi “Renzo Barbera” ndodhet në territorin e kufirit mes rretheve mafioze të Resuttana dhe San Lorenzo-Tommaso Natale, por pjesëtarët e familjes mafioze të Borgo Veçhio kanë treguar një interes të madh që përplasjet mes grupeve ultras të organizuar të Palermos të rregulloheshin sipas direktivave të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë