Revolucion në prag për Premier League? Liverpool e Manchester United janë dy skuadrat të vendosura në vijë të parë për të ndryshuar strukturën e kampionatit anglez me kërkesën e reduktimit në 18 të skuadrave e për të anuluar Kupën e Ligës. E gjitha kjo për ti dhënë më shumë fuqi klubeve të mëdha në një plan të quajtur “Revitalisation” i kërkuar nga dy pronarët e që do të ndryshonte edhe sistemin e promocionit e rënies nga kategoria me Championship.
Për Fenway Sports Group, pronarët e Liverpool e familjen Glazer të Manchester United, propozimi sportiv është ai i reduktimit të kampionatit të Premier League nga 20 skuadrat aktuale në 18, duke revolucionarizuar pastaj sistemin e promocionit e rënien nga kategoria. Dy skuadrat e fundit të renditura në Premier League do të zbrisnin në Championship e zëvendësohet nga dy të parat e ligës së dytë, me të tretën nga fundi që do të shkojë të luajë playoff me të tretën, të katërtën e të pestën e Championship. Një plan që ka nevojë për mbështetjen e 14 nga 20 skuadrat e Premier për tu aprovuar.
Në nivel ekonomik, në planin “Revitalisation” është propozuar që Premier League të impenjohet për të furnizuar 25% të hyrjeve të kampionatit për klubet e Football League (EFL), duke zëvendësuar sistemin aktual me parashutën për klubet e rrëzuara, e një paketë prej 250 milionë stërlina për të ndihmuar klubet në impaktin e Covid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




