Gianni De Biasi nuk shkëputet dot nga Shqipëria. Ish-trajneri i Kombëtares sonë, i cili kualifikoi kuqezinjtë për herë të parë në finalet e Kampionatit Europian dhe që aktualisht drejton përfaqësuesen e Azerbajxhanit, do të rikthehet në Shqipëri dhe konkretisht në “Elbasan Arena” më 13 tetor. Shkak për këtë rikthim është bërë lufta që ka shpërthyer mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Për shkak të situatës mes dy vendeve për rajonin e Nagorni Karabak, UEFA ka vendosur që ndeshja e 13 tetorit midis Azerbajxhanit dhe Qipros, e vlefshme për grupin 1 të Ligës C për Ligën e Kombeve, të luhet në “Elbasan Arena”. Së fundmi tekniku italian, i cili është padyshim më i suksesshmi në historinë tonë, ka folur për “Supersport” në lidhje me kombëtaren tonë, një rikthim të mundshëm dhe objektivat e tij me Azerbajxhanin.
SHQIPËRIA- Shqipëria ka një skuadër të mirë, eksperte në mbrojtje dhe me lojtarë të mirë në mesfushë dhe sulm. Me pak fat, mund të merrte fitoren. Është një skuadër shumë e re, me të ardhme, ka mundësi të bëjë mirë dhe të rritet. Ka lojtarë që po rriten e po marrin përvojë jashtë. Kumbulla luan më Romën, Gjimshiti me Atalantën në Champions, Është përvojë shumë e rëndësishme. Strakosha dhe Berisha janë portierë me eksperiencë.
Në mbrojtje është shumë e mirë. Gjimshiti dhe Kumbulla janë shumë cilësore. Nga krahët ka lojtarë që shtyjnë, nuk është lehtë. Para, nëse Manaj është mirë edhe ndonjë lojtar i kohës sime, do të ishte në nivel të lartë.
SKEMA 3-5-2- Besoj se Reja ka moshë dhe përvojë për zgjidhjen më të mirë. Nuk mendoj se ka shumë rëndësi një sistem loje, mjafton të dish të aktivizosh lojtarët dhe të arrish që ata të shkruajnë një pjesë të historisë në Kombëtare.

RIKTHIM NË SHQIPËRI- Nuk e kam zgjedhur unë Elbasanin për të luajtur, por federata, sepse kishte probleme “Air Albania”. Më kërkuan se ku do të luaja në Ballkan, thashë në Shqipëri. Kur FSHF dha “ok”-in, u gëzova.
Edhe unë kam afeksion për ju. Më mungon raporti me njerëzit, me tifozët. Këto janë gjëra që kanë pak sens nga ana emotive, sepse po luajmë pa tifozë. Por janë ndeshje që kanë rëndësi për pikët dhe për renditjen. Më mungon kuzhina shqiptare dhe fakti që jam pak larg shtëpisë.
NDRYSHIMI ME PËRFAQËSUESEN E AZERBAIXHANIT- Më kanë pyetur edhe në Azerbajxhan. Janë fushat, struktura … lojtarët atje luajnë shumë pak jashtë për të fituar përvojë. Ka lojtarë të Karabakut që marrin përvojë në Kupat e Europës. Të Shqipëria ishte ndryshe.

OBJEKTIVI ME AZERBAIXHANIN- Ishte të fitonim vendin e parë në grup, por nuk e patëm mundësinë për të punuar, lojtarët i pashë shumë pak. Kemi humbur me Luksemburgun sepse luajtëm 10 kundër 11. Do të punojmë për të ardhmen, kemi tri ndeshje dhe do të tentojmë t’i fitojmë të gjitha.
Nuk është situatë e lehtë në realitetin ku jetoj unë. Sa hap televizorin, lajmi i parë është lufta, për krahinën Nagorno-Karabagh
RIKTHIM TE SHQIPËRIA- Kurrë mos thuaj kurrë. Kemi kaluar për 5 vite e gjysmë bashkë, ku i dihet, në të ardhmen. Nuk varet vetëm nga unë, për momentin jeni në duar të sigurta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




