Futboll

4 lojtarë të tjerë pozitivë me koronavirus, te Vllaznia numri i të prekurve shkon në 8

Ethet e Covid-19 kanë pushtuar Vllazninë, ku rastet e të infektuarve duket se po shtohen. Erdenis Gurishta, Eni Imami, Uheid Hoxha dhe zv trajneri Elvis Plori, rezultuan pozitivë disa ditë më parë dhe u izoluan sipas rregullores, por tashmë virusi është përhapur në skuadrën shkodrane.

Edhe lojtarët e tjerë, Herald Marku, Florind Bardulla, Mehdi Çoba dhe Aleksandar Isaevski, sipas medieve lokale kanë dalë pozitiv, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Po ashtu, bëhet me dije se edhe lojtarë të tjerë kanë bërë tamponin, pasi dyshohet se janë prekur nga Koronavirusi. Në klubin shkodran po presin me shumë ankth përgjigjet, pasi ka dyshime se ka një infektim në masë.

Drejtuesit e klubit kanë lajmëruar menjëherë autoritetet shëndetësore, ndërsa lojtarët kanë nisur karantinën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë