Futboll

Bayern, basti i ri është një 19-vjeçar. Do të jetë Alaba i ri?

E përditshmja gjermane Bild ka analizuar blerjen e fundit të realizuar nga Bayern Munich në merkaton e verës. Është Tiago Dantas, mesfushor sulmues i datëlindjes 2000 i marrë nga Benfica në huazim me të drejtën e blerjes të fiksuar në 8 milionë euro.

Bayern është i njohur për investime të tilla, më i rëndësishmi i viteve të fundit ka qenë pa dyshim Alphonso Davies, mbrojtës i majtë i marrë në janarin e 2019-ën nga Vankuver për 10 milionë euro dhe që tani, përveçse konsiderohet një nga më të mirët në botë në rolin e tij, vlen të paktën 80.

Shpresa është që Tiago të ketë një shpërthim si ai i Davies. Por Bild ka përmendur edhe investimet e bëra nga Bayern që nuk kanë patur  efektin e shpresuar: rasti i Fiete Arp, i marrë si një talent i madh nga Hamburg dhe tani në kategorinë e tretë, ose Sinan Kurt, lojtar që tani luan në kategorinë e katërt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë