Futboll

Lufta rikthen De Biasin në Shqipëri, Azerbajxhan-Qipro në Elbasan

Gianni De Biasi nuk shkëputet dot nga Shqipëria. Ish-trajneri i Kombëtares sonë, i cili kualifikoi kuqezinjtë për herë të parë në finalet e Kampionatit Europian dhe që aktualisht drejton përfaqësuesen e Azerbajxhanit, do të rikthehet në Shqipëri dhe konkretisht në “Elbasan Arena” më 13 tetor. Shkak për këtë rikthim është bërë lufta që ka shpërthyer mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Për shkak të situatës mes dy vendeve për rajonin e Nagorni Karabak, UEFA ka vendosur që ndeshja e 13 tetorit midis Azerbajxhanit dhe Qipros, e vlefshme për grupin 1 të Ligës C për Ligën e Kombeve, të luhet në “Elbasan Arena”.

Për shkak të mungesës së sigurisë dhe akomodimit në këto dy shtete, qeveria europiane e futbollit ka vendosur që sfidat të luhen në stadium asnjanës si për Azerbajxhanin, ashtu edhe për Armeninë, teksa këta të fundit do të luajnë në Poloni sfidën e 11 tetorit të Ligës së Kombeve ndaj Gjeorgjisë.

Azerbajxhani, i cili drejtohet prej pak më shumë se një muaji nga De Biazi, në debutimin e 5 shtatorit ndaj Luksemburgut. Pas dy ndeshjeve të para, Azerbajxhani ka 3 pikë me një humbje përballë Luksemburgut 1-2 dhe një fitore ndaj Qipros me shifrat 1-0.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë