Një ditë pasi u hedh shortit i fazës në grupe të “Champions League”, Uefa ka hedhur shortin e po të njëjtit raund të “Europa League”. Kompeticioni i dytë më i madh i futbollit europian në rang klubesh do ta ulë siparin e këtij sezoni me finalen e 26 majit 2021, në “Stadion Energa Gdańsk, Gdańsk”.
Ndeshjet e fazës së grupeve nisin më 22 tetor 2020 dhe do të përfundojnë më 10 dhjetor, teksa faza me eliminim direkt do të luhet në shkurt. Goglat kanë përcaktuar sfida interesante, ku spikasin përballjet Napoli- Real Sociedad, Celtic- Milan apo edhe VillarealReal- Qarabag.
Sa u takon skuadrave që eliminuan së fundi Tiranën, Teutën dhe Laçin, ato kanë rënë në grupe të vështira. Young Boys, që eliminoi kryeqytetasit, do të kenë kundërshtarë potencialë, si Roma e Marash Kumbullës, Cluj dhe CSKA-Sofia. Granada që eliminoi Teutën do të përballet me PSV, PAOK i Enea Mihaj dhe Omonia, ndërkohë që Beer-Sheva do të ketë punë me Bayer Leverkusen, Slavia Praha dhe Nice. Napoli i Elseid Hysaj ndodhet në grupin F, ku do të përballet me Real Sociedad, AZ Alkmaar dhe Rijeka.
Grupet e “Europa League”:
Grupi A: Roma, Young Boys, Cluj, CSKA-Sofia
Grupi B: Arsenal, Rapid Wien, Molde, Dundalk
Grupi C: Bayer Leverkusen, Slavia Praha, H. Beer-Sheva, Nice
Grupi D: Benfica, Standard Liège, Rangers, Lech
Grupi E: PSV, PAOK, Granada, Omonia
Grupi F: Napoli, Real Sociedad, AZ Alkmaar, Rijeka
Grupi G: Braga, Leicester, AEK, Las, Zorya
Grupi H: Celtic, Sparta Praha, Milan, Lille
Grupi I: Villareal, Qarabag, M. Tel-Aviv, Sivasspor
Grupi J: Tottenham, Ludogorets, Lask, Antwerp
Grupi K: CSKA, Dinamo Zagreb, Feyenoord, Wolfsberg
Grupi L: Gent, Crvena zvezda, Hoffenheim, Liberec

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




