Milan ka arritur të shënoj fitore ndaj Rio Ave pas ekzekutimit të penalltive, duke siguruar kualifikimin në grupet e Europa League me rezultat 11-10, pasi loja e rregullt përfundoi 2-2. Kuqezinjtë ishin një hap pranë eliminimit deri në minutën e 120, kur Rio Ave kryesonte me rezultatin 2-1, por një gafë e Borevkoviç, i cili prek topin me dorë, bën që kuqezinjtë të barazojnë rezultatin dhe ndeshja të shkojë me penallti.
Pjesa e parë nuk dhuroi gola, teksa fraksioni i dytë nisi me avantazhin e Milanit, me Saleamakers në të 51-tën. Vendasit gjetën golin e barazimit në minutën e 72-të, me anë të Francisco Geraldes, duke e çuar takimi në shtesa. Portugezët shënuan pas vetë 20 sekondave pas fillimit të kohës shtesë me Gelson.

Atëherë kur mendohej se Milani do eliminohej, gafë e Borevkoviç bëri të mundur që Çalhanoğlu të realizojë nga pika e bardhë dhe të barazojë shifrat duke e çuar ndeshjen te penalltitë. Pas 24 goditjeve në fund festuan kuqezinjtë e Stefano Piolit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




