Zgjedhja e Messi për të mos u prezantuar në testet mjekësore të parashikuara e për të mos marrë pjesë në seancën e stërvitjes, është një sinjal i qartë se të gjithë shpresat e Barcelonës për të rregulluar raportet janë zbehur përballë bindjes së lojtarit, që sipas “Cadena Ser”, ka një siguri: klauzola e zgjidhjes së kontratës nuk vlen për të, kështu që klubi që do ta marrë lojtarin do të jetë në gjendje të bëjë pa paguar 700 milion Barça.
Motivi është i thjeshtë. Messi në 2017 ka firmosur rinovimin e tij të fundit, me të cilin zgjaste raportin me katalanasit për tre sezone. Kishte pastaj edhe një opsion për një të katërt, që ishte ky që sapo u mbyll. Në rast të prishjes së kontratës përpara kësaj të fundit, do ishte i detyruar të paguante klauzolën, e nëse thyerja ndodhte më vonë, ky detyrim do të ishte anuluar.

Kjo është arsyeja pse Leo nuk e ka problem të mos ndjekë detyrimet e klubit: sepse pretendon se nuk ka më lidhje me Barçan. Natyrisht nuk ndajnë të njëjtin mendim drejtuesit katalanas. Stafi i Messi, kërkon të evitojë një betejë ligjore me rezultate të paqarta e pikërisht për këtë arsye kampioni argjentinas dëshiron të takohet me Bartomeun për të gjetur një zgjidhje miqësore në divorcin më të pabesueshëm të dekadës. Presidenti katalanas, përveçse është i bindur se Messi është gabim në lidhje me klauzolën, nuk ka ndërmend të ulet në tavolinë me lojtarin e stafin e tij nëse argumenti nuk është rinovimi i kontratës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




