Futboll

Kur tifozët bëjnë ligjin, rastet kur kanë bllokuar merkaton

Merkato është periudha në të cilën formohen ëndrrat dhe zhgënjimet e tifozëve. Por tifozët jo gjithmonë i pranojnë vendimet e ekipit të tyre të preferuar: në shumë raste mbështetësit kanë qenë pjesë aktive e negociatave, me veprime aspak paqësore që kanë rezultuar vendimtare për rezultatin e një operacioni.

Rasti i fundit në këtë kuptim ka ndodhur këtë vit: Lionel Mesi ka vendosur t’i japë lamtumirën Barcelonës, duke kërkuar zyrtarisht prishjen e kontratës me klubin e madh spanjoll. Një lajm bombë që po trazon gjithë futbollin europian. Argjentinasi kërkon të mbyllë kështu pas 20 vitesh aventurën si katalanas, ndërsa kurioziteti më i madh është se cila do të jetë skuadra e tij e ardhshme. Ky vendim ka sjellë momente tensioni në “Camp Nou”. Rreth dyqind tifozë të Barcelonës u mblodhën në zonën e stadiumit pranë zyrave të klubit për të protestuar kundër lamtumirës së mundshme të idhullit të tyre Leo Messi: thirrje për argjentinasin dhe parulla kundër presidentit Bartomeu.

Maj 1990. Një tjetër stil futbolli, më pak fizik, por ndoshta më i bukur. Napoli i Maradonës sapo ka fituar titullin e dytë dhe të fundit të saj. Ata stërviten në Koverçiano në pritje të Botërorit që zhvillohet në Itali në vitin 1990, por në Firence zhvillohet një revoltë. Përse? Fiorentina, zyrtarizon transferimin e Roberto Baxhos tek Juventusi për 25 milionë, mungon vetëm firma e Baxhos. Gjatë këtyre revoltave, 80 vetë u ndaluan, 9 u arrestuan, disa u plagosën dhe u lëshuan bomba molotov. Ky ishte raporti i luftës së një dite që mbahet mend si krijimi tifozerisë së flaktë. Pas një muaji, Fiorentina kalon nw pronësinë e Vittorio Cecchi Gori-t.

11 qershor 1995, pronari i atëhershëm i Lazios, Sergio Cragnotti, njoftoi shitjen te Parma të Giuseppe Signori-t, simbol i ekipit dhe idhulli i tifozerisë. Lajmi solli zemërimin e ultrasve të Lazio-s, të cilët u derdhën nëpër rrugët e Romës për të shprehur të gjithë kundërshtinë e tyre për këtë operacion: 4000 njerëz marshuan drejt selisë së klubit, duke hedhur kore, banderola dhe…. domate. Në mbrëmje deklarata e presidentit Dino Zoff mbylli çështjen, me Signori-n që mbeti te Lazio, kurse Parma u ngushëllua me transferimin nga Barcelona të Hristo Stoičkov.

Qëndrojmë në Itali, në janar të vitit 2014 Inter dhe Juventus vendosin të shkëmbejnë Guarin-Vucinic. Një operacion që kënaq lojtarët, trajnerët dhe klubet, por jo tifozët zikaltër, të cilët nuk pranonin idenë e negocimit me rivalët historik të Juventus-it: Tifozët sulmuan Erick Thohir dhe Marco Fassone, duke kërkuar anulimin e shkëmbimit dhe duke kërkuar ndërhyrjen e Massimo Moratti-t. Tension i pashembullt, me një numër të madh përkrahësish të Interi-t që u mblodhën poshtë selisë së klubit duke pritur rezultatin e negociatave: në fund të ditës, falë ndërmjetësimit të ish-presidentit të Interi-t, operacioni dështoi përfundimisht duke sjellë reagimin e ashpër të Juventusi-t, që e përkufizoi si “shqetësues” atë që ndodhi.

Një tjetër episod i turpshëm daton më 8 tetor të vitit 2013, në Bullgari. Gjatë konferencës për shtyp të prezantimit të trajnerit të ri të Levski Sofia, Ivaylo Petev, një grup ultras bullgar u futën në sallë, ku sulmuan fizikisht teknikun e ri, duke e detyruar të hiqte uniformën zyrtare të klubit sepse akuzohej se ishte tifoz i CSKA Sofia, rivalit historik të Levskit. Imazhet e sulmit bën xhiron e botës dhe të nesërmen Petev u dorëhoq: “Ajo që më ndodhi dje ishte diçka jashtëzakonisht e pakëndshme dhe kurrë nuk do të kisha menduar se ngjarje të tilla mund të ndodhnin në këtë shekull. Kam folur me familjen time dhe kam vendosur se nuk mund të qëndroj “.  

Lamtumira e Messit po afron, tani mbetet të shihet si do të rrjedhin ngjarjet dhe si do sillet tifozeria, por e ardhmja e yllit argjentinas duket larg Barcelonës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë