Treg

Bien humbjet në rrjet, OSHEE arkëton 1,5 mld lekë më shumë

Bien ndjeshëm humbjet në rrjet, rriten arkëtimet. Të dhënat e OSHEE për gjashtëmujorin e parë të vitit flasin me ngjyra optimiste. Elton Sevrani, Drejtor i Divizionit Tregtar, është shprehur  se, humbjet e energjisë janë ulur në raport me 6-Mujorin e parë 2017 me 3.2%. “Investimet përgjatë 2016-2018, administrimi i kompanisë si dhe angazhimi i punonjësve të OSHEE kanë rezultuar të suksesshme duke ulur nivelin e humbjeve dhe rritur të ardhurat. Pa harruar punën e vazhdueshme me kontrollet në terren, për matjen dhe reduktimin e vjedhjes së energjisë, projektet dhe planet e ndryshme të veprimit, të cilat kanë dhënë kontribut pozitiv në reduktimin e nivelit të humbjeve teknike dhe jo-teknike”

Sipas raportit të 6 mujorit, treguesi kryesor, niveli i humbjeve në rrjet, periudha janar-qershor 2018, ka shënuar nivelin e 25.4 nga 28.6% që ishte në 2017, për të njëjtën periudhë, ndërkohë para nisjes së reformës, niveli i humbjeve ishte 45.3%.

Në muajin qershor 2018, OSHEE arriti të zbresë nivelin e humbjeve në nivelin 20.8.

Në lidhje me arkëtimet, totali si 6-mujorit të parë 2018 arriti në 33.4 miliardë lekë, ose 1.5 miliardë më tepër se ne 2017, pra me rritje 4.7%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë