Sa shpesh e shihni veten të humbur në mendime, duke imagjinuar se sa e mrekullueshme do të ishte jeta juaj nëse do të stërviteshit për një maratonë, do të mësonit një gjuhë të re, do të nisnit një punë që doni apo nëse do të shkruanit një roman?
Është e natyrshme të mendojmë për gjërat që duam por thjesht vizualizimi i një të ardhme të ndritshme nuk do ta bëjë atë më të ngjarë të ndodhë. Përkundrazi, kërkimet psikologjike tregojnë se ne duhet të fillojmë të bëjmë plane pragmatike për të përmbushur qëllimet tona, në vend që të kemi thjesht ëndrra.
Të bërit plane nënkupton krahasimin e atyre vizioneve me realitetin tonë aktual, identifikimin e pengesave dhe gjetjen e mënyrës më të mirë për t’i kapërcyer ato.
Psikologët e quajnë këtë proces “kontrast mendor” dhe hulumtimi i tyre tregon se shumica e njerëzve nuk arrijnë të përfshijnë në mënyrë efektive strategjinë në jetën e tyre të përditshme çka do të thotë se qëllimet mbeten në kuadrin e dëshirës dhe kështu kurrë nuk do të arrihen ëndrrat.

Gabriele Oettingen, pedagoge e psikologjisë në Universitetin e Nju Jorkut, ka drejtuar pjesën më të madhe të hulumtimit në këtë fushë, të cilën ajo e quan “Teori e Realizimit të Fantazisë”.
Interesimi i saj filloi me disa studime në vitet 1990 që dhanë rezultate që ajo nuk i mendonte. Të gjitha studimet zbuluan se mendimi pozitiv në vetvete mund të ishte çuditërisht kundër-produktiv. Duke studiuar dietën, për shembull, ajo zbuloi se njerëzit, sa më shumë fantazonin për humbjen e peshës, aq më pak kishte të ngjarë të binin ndonjë kilogramë. Ndërkohë, studentët, të cilët ëndërronin për suksesin akademik, prireshin të merrnin nota më të këqija sesa të tjerët.
Si mund të ndodhë kjo?
Nisur nga këto rezultate, Oettingen spekuloi se emocionet që njerëzit përjetonin kur tregojnë një dëshirë për veten, i shtyjnë të ndjejnë sikur i kishin përmbushur tashmë qëllimet, domethënë që ata kishin më pak të ngjarë të mundoheshin të arrinin një objektiv.
Kështu, në fillim të viteve 2000, ajo filloi të hulumtonte nëse një kontroll i thjeshtë i realitetit mund t’i vinte ato në rrugën e duhur. Duke punuar me kolegë në Gjermani, ajo rekrutoi 55 nxënës që studionin anglisht. Disa i’u kërkuan për të shkruar një tekst në lidhje me përfitimet e të qenit i aftë në gjuhë të huaj, pra një “fantazi pozitive”. Përgjigjet e tyre fillonin nga “babai im është i lumtur” deri në “Unë mund të flas me njerëz nga e gjithë bota.”
Të tjerëve i’u kërkua të rendisnin pengesat që mund t’i ndalonin ata për të arritur atë qëllim, “realitetin negativ”, si përshembull duke mos ditur mjaftueshëm fjalë ose duke u tunduar të luajnë futboll sesa të bëjnë detyrat e shtëpisë dhe një grupi të tretë i’u kërkua të bënin të dyja, duke u angazhuar së pari në fantazinë pozitive të ndjekur nga një njohje e realitetit negativ. Kjo ishte ndërhyrja “kontrastuese mendore”.
Oettingen zbuloi se fëmijët që ishin angazhuar në kontrastim mendor kanë bërë përparim shumë më të mirë gjatë tre muajve të ardhshëm. Kjo ishte dhe për nxënësit që kishin pritshmëritë më të larta në fillim pasi ato i përkthyen ato shpresa në nota më të mira. Ndërkohë grupi i “realiteti negativ” kishin rezultate të paqarta. Këto gjetje sollën një ndërlikim çka u pasuan nga shumë studime të tjera që nxirrnin përfundime të ndryshme dhe së bashku, ato ndërtojnë një rast bindës për kontrastin mendor, si një mjet i gjithanshëm dhe i vlefshëm.
Në vitin 2019, Oettingen së bashku me studiuesit botuan një punim që tregonte se kontrasti mendor gjithashtu mund të çojë në marrëdhënie më të mira, duke ndihmuar individët të kapërcejnë zhgënjimet e tyre dhe të pajtohen pas mosmarrëveshjeve.

“Kontrasti mendor tani është hulumtuar shumë mirë,” thotë Katja Friederichs, një psikologe që studion kontrastin mendor në Universitetin e Trier, Gjermani dhe Institutin e Kërkimeve Liesenfeld në Boston, Massachusetts.
Ajo thotë se është zbuluar se është shumë i dobishëm për njerëzit që të zbatojnë qëllimet e tyre në fusha të ndryshme, nga sporti në biznes.
“Për shumicën e dëshirave, ju duhet të mobilizoni përpjekjt për të kapërcyer një pengesë dhe kontrasti mendor i ndihmon njerëzit ta bëjnë atë.” tregon Timur Sevincer, pedagog në Universitetin e Hamburgut.
Vetë studimi i Sevincerit gjatë viteve të kaluara ka ekzaminuar nëse njerëzit përdorin spontanisht kontrastin mendor në jetën e tyre të përditshme. Në një eksperiment, ai do t’ju kërkonte pjesëmarrësve të shkruanin për një dëshirë të rëndësishme personale dhe më pas të analizonin përgjigjet e tyre të ndjekura nga fantazia pozitive dhe nga kontrolli i realitetit. Rezultatet e tij treguan që 10% deri në 25% të njerëzve përdorin spontanisht këtë strategji të fuqishme në ndjekje të qëllimeve të tyre ndërsa shumica e njerëzve thjesht kënaqen me fantazitë pozitive. Kjo tregon se janë shumë njerëz që mund të përfitojnë nga të mësuarit për të balancuar dy mënyrat e të menduarit përmes kontrastit mendor.
Kontrasti mendor duket të jetë veçanërisht i efektshëm kur kombinohet me “qëllimet e zbatimit”. Në thelb, pasi të keni identifikuar pengesat që do t’ju pengojnë të arrini qëllimin tuaj, duhet të planifikoni mënyra konkrete për të kapërcyer sfidën. Kjo mund të duket e qartë, por edhe një herë, është një hap i thjeshtë që shpëton shumë njerëz.
Në një studim të publikuar në fillim të këtij viti, psikologia Elizabeth Mutter në Universitetin e Nju Jork ekzaminoi përdorimin e kësaj teknike për uljen e pirjes së duhanit. Një pjesëmarrës, për shembull, tregoi se stresi e shtynte të pinte dhe kështu ai vendosi të dilte për vrap sa herë që ndihej i stresuar.
Mutter zbuloi se njerëzit me varësi më të madhe nga cigarja kishin më shumë të ngjarë të përfitonin nga aplikimi i kontrastit mendor.

Mutter thotë se thjeshtësia e teknikës e bën atë një shtesë veçanërisht të dobishme për programet e shëndetit publik.
“Ju mund të mësoni kontrastin mendor në një kohë të shkurtër, rreth 10 minuta, pa ndonjë kosto monetare.” thotë ajo.
Nëse dëshironi të provoni kontrastin mendor me veten, mos harroni të merrni parasysh dëshirën tuaj, imagjinoni rezultatin, të identifikoni pengesën dhe pastaj të bëni një plan për mënyrën se si do ti kapërceni ato sfida. Me kalimin e kohës, këto hapa të thjeshtë duhet të bëhen një lloj zakoni mendor që ju aplikoni sa herë që e gjeni veten duke shëtitur në ato fantazira joproduktive që të bëjnë të ndjehesh mirë, por në fund të fundit sabotojnë suksesin tuaj.
Për shembull, Sevincer thotë se e përdor rregullisht në punë.
“Para intervistave, unë filloj të imagjinoj se sa i shkëlqyeshëm do të jetë prezantimi ose intervista ime, dhe pastaj përpiqem të bëj një hap prapa dhe të mendoj për pengesat.” tha Sevincer.
Sevincer thotë se duhet të filloni me gjëra të vogla por vazhdimi është i rëndësishëm.
“Duhet të përpiqeni të mendoni të gjitha anët e medaljes dhe në fund të keni diçka konkrete. Kështu do të arrini aty ku doni.”
Burimi: BBC. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



