Armando Broja ka lënë aventurën në Angli teksa u aktivizua me Chelsea, ndërsa tashmë ka nisur një aventurë të re me skuadrën e Vitesse. Sulmuesi i kombëtares është aktivizuar për holandezët në ndeshjen miqësore kundër Go Ahead Eagles. Skuadrat nuk luajtën me formacionet e tyre më të mira, pasi pati përzierje lojtarësh me të rinjtë.
Vitesse shënoi katër herë në këtë sfidë, ndërsa dy gola u shënuan nga ana e shqiptarit si për të treguar se është në një formë të shkëlqyer, duke i dërguar një mesazh të qartë trajnerit Thomas Letsch.
Broja luajti vetëm 10 minuta dhe dy golat u shënuan në pjesën e dytë, në harkun e dhjetë minutave, 72 dhe 82. Sakaq, në muajin shtator pritet të vijë edhe debutimi me kuqezinjtë e Rejës, duke qenë se në grumbullimin e kaluar nuk mundi për shkak se përfaqësuesja kuqezi dështoi të zhvillonte miqësoret me San Marinon dhe Slloveninë në mars për shkak të koronavirusit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




