Futboll

Crvena Zvezda rikthehet në Tiranë, 75 vjet nga ndeshja e fundit

Pas 75 vjetësh, Crevena Zvezda rikthehet në Tiranë. Kuqezinjtë do të luajnë kundër Tiranës të martën, 25 gusht, ora 20:00, në kuadër të raundit të dytë të Champions League. Kjo do të jetë vizita e dytë e klubit serb kryeqytet. Dhe ishte po në Tiranë që ekipi serb luajti ndeshjen e vet të parë jashtë vendit.

Nga kjo distancë kohore, duket e çuditshme që Crevena Zvezda luajti një ndeshje miqësore kundër një ekipi shqiptar në Tiranë, por nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme 75 vjet më parë. Zvezda paraqitej si përfaqësues i Lidhjes së Bashkuar të Rinisë Antifashiste të Serbisë, ndërsa ekipi shqiptar luante si përfaqësuesi i Unionit të Bashkuar të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë. Ndeshja u luajt me 22 Prill 1945 dhe Zvezda u dërgua në Tiranë me dekret së bashku me Shoqatën Kulturore dhe Artistike Ivo Lola Ribar, bazuar në vendimin e FISOS, organi drejtues për të gjitha kulturat fizike dhe disiplinat sportive në vend në atë kohë. Ajo që është interesante është se shumë lojtarë të Crevena Zvezda ishin të thirrur në ushtri, sepse Lufta e Dytë Botërore në Jugosllavi nuk kishte mbaruar akoma, kështu që Rajko Mitic (një nga legjendat e klubit serb) mbërriti në Tiranë direkt nga fronti, dhe shihet në një fotografi të realizuar në Tiranë i veshur me uniformën e tij ushtarake.

Në atë periudhë Shqipëria nuk konsiderohej një vend armik, sepse regjimi i Enver Hoxhës ishte antifashist, kështu që vizita e Zvezdës u organizua me qëllim të përhapjes së antifashizmit. Udhëheqësi i Jugosllavisë, Josip Broz Tito, pati marrëdhënie të shkëlqyera me Enver Hoxhën në vitet e para të sundimit të tij. Crevena mundi ekipin shqiptar me rezultatin 5-2 në atë ndeshje. Në atë kohë, lojtarët e Yllit të Kuq mbanin veshur fanella të verdha, të marra borxh nga Slavija FC, sepse fanella kuqezi nuk ekzistonte. Sidoqoftë, nëse 75 vjet më parë ishte normale që Zvezda të vinte në Tiranë dhe të luante një ndeshje miqësore, tani situata është komplet ndryshe


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë