Do të flasë edhe italisht finalja e UEFA Champions League, në program të dielën në orën 21 mes Paris Saint-Germain e Bayern Mynih. Do të jetë në fakt Daniele Orsato, ai që do të drejtojë sfidën mes kampionëve të Francës e atyre të Gjermanisë, që do të luhet në Stadiumin da Luz në Lisbonë. Lajmin e ka bërë të ditur Komisioni arbitrar i UEFA-s. Arbitër ndërkombëtar nga 2010, 44 vjeçari Orsato është në finalen e parë të madhe të një kompeticioni UEFA.
Skuadra e arbitrave për finalen do të jetë e përbërë nga Orsato si arbitër i ndeshjes, i ndihmuar nga asistentët Manganelli e Giallatini. Arbitri i katërt do të jetë rumuni Hategan, ndërsa tek VAR do të jetë Massimiliano Irrati i asistuar nga Marco Guida e nga spanjollët Perez del Palomar e Hernandez.
Në këtë edicion të Champions League, Orsato ka drejtuar tetë ndeshje përfshirë atë të kthimit të 1/8 të finales mes Real Madrid e Manchester City.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




