Futboll

VIDEO/ Gnabry dhe Lewa shkatërrojnë ëndrrën e Lyon: Bayern në finale me PSG

Ndodhi ajo që pritej. Bayern Munchen do të përballet më 23 gusht me Paris Saint Germain në një duel yjesh në Lisbonë, për të fituar trofeun më të rëndësishëm europian për sezonin 2019-2020.  Ndeshja nisi në ekuilibër, me Lyon që kishte dy mundësi të pastra për të kaluar në avantazh, por që gaboi përpara portës. Gjermanët morën zotërimin e ndeshjes me anë të Gnabri, i cili shënoi dy herë në minutat 18’ dhe 33’.

https://streamable.com/e6rfv7

Bayern hipotekoi finalen me golin e tretë dy minuta nga fundi i takimit. Këtë herë është i përhershmi Lewandowski që arrin një rekord, duke realizuar në të gjitha ndeshjet e kompeticionit që ka luajtur. Një sfidë e dominuar nga skuadra e Hansi Flick që koleksionon 10 fitore në 10 ndeshje në Champions, duke e çuar në 20 numrin e fitoreve rresht në këtë sezon në të gjitha kompeticionet, teksa Bayerni numëron gjithashtu 28 fitore në 29 ndeshjet e fundit. Nga ana tjetër, Lewandowski numëron 15 gola në Champions e 55 në të gjithë sezonin.

Mungon vetëm një ndeshja nga përfundimi i një prej edicioneve me të çuditshëm, në historinë e futbollit. Franca dhe Gjermania do të përaballen në një “betejë” , kësaj radhe në fushën e futbollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë