Futboll

Lazio, Tare kundër David Silva: E respektoj si lojtar, por jo si burrë

Vendimi i David Silva për të nënshkruar me Real Sociedad, nervozoi jo pak Lacion, që u ndje e tradhëtuar nga lëvizja e futbollistit. Kryeqytetasit ishte në pritje të një përgjigje nga David Silva pasi drejtori sportiv Igli Tare, kishte kontaktuar dhe kishte avancuar në negociatat për Silvën, i cili dukej se ishte i gatshëm të transferohej në kryeqytet.

“Sky Sport Italia” pretendon se Silva nuk i ka treguar Lacios se ka nënshkruar me ekipin spanjoll dhe se Tare zbulon se e ka mësuar vetëm kur klubi bëri njoftimin zyrtar. “Mësova për transferimin e David Silvës te Real Sociedad”, tha Tare në një deklaratë zyrtare për faqen zyrtare tw Lacios. “Unë kam respekt për Silvën si lojtar, por jo si njeri”, tha Tare.

David Silva u lragua nga Manchester City pas 10 sezonesh. “Jam ndjerë mirë, do të jem një Citizens sa të jem gjallë” ka deklaruar spanjolli pas largimit. Klubi, përmes presidentit Khaldoon Al Mubarak, ka lajmëruar se do ti dedikohet një statujë jashtë Etihad Stadium që do të jetë gati në 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë