Finale europiane pas 10 vjetësh. Ka përfunduar me fitoren e thellë 5-0 ndeshja Inter-Shakhtar Donetsk e vlefshme për gjysmëfinalet e Europa League. Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku ishin padyshim heronjtë e ndeshjes, duke shënuar te dy nga një dopietë. Goli tjetër, u shënua nga D’Ambrosio.
Lautaro zhbllokoi ndeshjen në minutën e 19-të dhe shënoi më pas edhe golin e tretë të takimit ndërsa belgu Lukaku shtoi dy golat e fundit që vulosi fitoren dhe kualifikim e zikaltërve. Ekipi i drejtuar nga Conte shprehu gjithë potencialin e tij ndërsa ukrainasit u treguan të pafuqishëm.

Inter ka shansin të rikthehet te fitorja e nje trofeu europian, por përballë do të ketë një ekip të vështirë, e konsideruar ‘eksperte’ e Europa League si Sevilla. Spanjollët kanë kaluar në finale të Europa League, duke eliminuar në gjysmëfinale Manchester United me rezultatin 2-1. Finalja e Europa League t do luhet më 21 gusht në stadiumin e Këlnit në Gjermani.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




