Futboll

Arrihet marrëveshja me Levanten, Armando Sadiku është lojtar i lirë

Dy sezone ka zgjatur aventura e Armando Sadikut me fanellën e Levante në kampionatin spanjoll. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka mbyllur marrëveshjen me këtë ekip dhe tani është lojtar i lirë. 30-vjeçari ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen, pasi nuk kërkon të nxitohet. Flitet për një kalim në kampionatin grek, por mbetet për tu parë.

Futbollisti shqiptar u transferua te Levante në janar të vitit 2018 nga Legia Warsaw. Një vit më vonë ai u bashkua me Lugano dhe në shtator të vitit 2019 u la në huazim te Malaga, ku sezonin e fundit u shpall golashënuesi më i mirë i ekipit. Më parë ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Zürich, Locarno dhe Vaduz. Ka veshur edhe fanellën e Gramozit dhe Elbasanit në dy sezone të ndryshme, 2009-2010 dhe 2010-2011.

Armando Sadiku ka luajtur me të gjitha ekipet kombëtare të moshave. Me Kombëtaren A ai numëron 37 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola, ku padyshim goli më i rëndësishëm është ai kundër Rumanisë, në EURO 2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë