Treg

Heineken “shkumëzon” në Kinë

Heineken NV ka bërë publike lidhjen me prodhuesin më të madh të birrës në Kinë dhe duket sikur ka gjetur tregun më të madh të produktit për sa i përket volumit.

Marrëveshja multimiliardere në dollar me Kina Resources Beer Holdings Co. e kontrolluar nga  qeveria, do ti ofrojë kompansë holandeze të birrës një rrjet shpërndarjeje në një treg konkurrues ku deri më tani ka pasur një prani minimale.

Sipas marrëveshjes, Heineken do të marrë një pjesë prej 20.67% nga Kina Resources Beer Holdings Co., aktualisht në pronësi të China Resources Enterprise, për 3.1 miliardë dollarë, ndërsa shitjen e biznesit të saj të birrës në Kinë për rreth 305 milionë dollarë. Kompania kineze do të liçencojë brendin Heineken në vend dhe do të blejë 0.9% të aksioneve të fabrikës europiane për rreth 538 milionë dollarë.

“Kina është një kontinent dhe ne jemi një organizatë e vogël dhe shkalla e rritjes për ne të vetëm është e papërballueshme”, është shprehur shefi ekzekutiv i Heineken Jean-François van Boxmeer në një telefonatë me gazetarët.

Ata kanë luftuar për të rritur fitimet në Kinë, një volum tregu i lartë, por shumë konkurrues. Konsumi për frymë i birrës në vend ka rënë me 13% në mes 2013 dhe 2017, sipas të dhënave të disponueshme nga grupi IWSR, pasi konsumatorët kinezë i janë kthyer birrës, verës dhe baijiu artizanale. Drejtuesit e birrës thonë se konumatorët në vendin më të populluar të botës zgjedhin gjithashtu birra më të shtrenjta krahasuar me birrat e zakonshme lokale.

“CRE-së i mungon një markë premium për tu rritur dhe ne na mungon  rrjeti shpërndarës në Kinë që CRE e ka,” tha van Boxmeer.

Marka kryesore e China Resources është një birrë e përballueshme e quajtur Snow, marka më e madhe e birrës në botë sipas volumit, markë e cila shet rreth 50% deri 100% më pak se marka Heineken në Kinë. Kompania mbizotëron 26% të tregut kinez sipas volumit, sipas ndërmjetësit të kapitalit Redburn.

Heineken, e cila ka qenë në Kinë që nga viti 1983, nuk ka qenë në gjendje të zgjerohet përtej kufirit të saj të kufizuar në jug të vendit, sipas Allen Cheng, analist i kapitalit në Morningstar.

“Ju keni nevojë për shumë infrastrukturë, duhet të keni shumë fabrika,” tha ai. “Nëse keni një fabrikë në Guangdong, është shumë e vështirë të dorëzoni produktin tuaj në Pekin”.

Marrëveshja vjen rreth dy vjet pasi Anheuser-Busch InBev NV ra dakord të shesë aksionet e SABMiller në ndërmarrjen e përbashkët të birrës kineze me Kina Resources. Kompania kineze bleu lirë 49% të aksioneve të SAB-it, pasi birra belge kërkoi miratimin rregullator kinez për super marrëveshjen e saj për të blerë SAB, prodhuesi i dytë më i madh në botë i birrës.

Tani, Heineken dhe Kina Resources së bashku do të synojnë të marrin markën Budweiser të AB InBev, që ka ecur shumë në vend.

Analisti i Berenberg, Javier Gonzalez Lastra tha se pret që tregu kinez të jetë kontribuesi më i madh në rritjen e volumit premium në nivel global, të nxitur nga klasa e mesme që po rritet me shpejtësi.

“Konsumatorët ndryshojnë, dhe trendi premium i markave po i inkurajon ata që të preferojnë markat ndërkombëtare të birrës premium,” tha ai.

Jashtë Kinës, Heineken është duke luftuar me konkurrencën në rritje të AB InBev pas marrëveshjes SABMiller në disa nga tregjet e saj më të mëdha si Meksika dhe Nigeria. Birra me bazë në Amsterdam, tani e dyta më e madhe në botë, gjithashtu ka luftuar për të patur përparësi ndaj pijeve amerikane, në një kohë kur konsumatorët po kthehen gjithnjë e më shumë nga markat e zakonshme drejt pijeve alkoolike artizanale.

.*Përgatiti: Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë