Thomas Brdarić, trajneri i ri i skuadrës së Vllaznisë ka mbërritur në kryeqytet dhe është takuar me donatorin e Vllaznisë, Alban Xhaferrin, në pritje për të firmosur kontratën që do ta bëjë pasuesin e Dedes. Gjermani është një zgjedhje e drejtorit sportiv, Matko Djarmati.
Brdarić ka një karrierë të pasur si lojtar, ku ka luajtur në shumë klube, si Stuttgart, Fortuna Düsseldorf, Fortuna Köln, Bayer Leverkusen, Hannover 96 dhe Wolfsburg. Është aktivizuar edhe me kombëtaren gjermane gjatë karrierës së tij, duke qenë pjesë e ekipit kombëtar me të cilin mori pjesë në Kampionatet Evropiane 2004 dhe Kupën e Konfederatave të FIFA 2005. Ai ka provuar disa aventura si trajner në futbollin gjerman, teksa ka drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës gjatë periudhës janar-maj të vitit 2017.
Ai do të ketë një rol të vështirë: të ringrejë Vllazninë në majën e futbollit tonë, të luftojë për një vend në Europa League. Pritet që të ruhet “bërthama” me ata lojtarë që mendohet se do t’i shërbejnë projektit, e njëkohësisht do të ketë merkato, ndoshta jo vetëm nga tregu vendas me synim ndërtimin e një ekipi që të mos e diskutojë mbijetesën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.