Futboll

Revolucion televiziv, Netflix blen të drejtat e Ligue 1

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, që do të nisë në 21 gusht me ndeshjen mes Marseille e Saint Etienne, Ligue 1 do të arkëtojë 1,1 miliardë euro në sezon nga e drejta TV, deri në 2024. Kampionati francez po bëhet edhe një laborator për të ardhmen e transmetimit të ndeshjeve. Sipas l’Equipe, në fakt, Mediapro ka përmbyllur një akord me Netflix për të zgjeruar më lehtë audiencën.

Oferta e re e grupit spanjoll, – që bashkë me Canal+ DHe operatorin e telefonisë mobile Free i ka lejuar futbollit francez të arkëtojë një miliard euro në sezon nga të ardhurat e të drejtave televizive -, të thyejë skemat, duke bërë inovacionin me një aleancë të padëgjuar. 6,7 milionë abonentët e Netflix në Francë mund të kenë mundësinë të shijojnë edhe paraqitjet e Neymar e Mbappé, me rreth 5 euro më shumë në muaj. Një biznes edhe për platformën amerikane që mund të diferencohet nga konkurrenca direkte e Amazon, Disney e Apple. Edhe pse Mediapro nuk përjashton akordet e reja pikërisht me Apple, ose me Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë