Anglia pritet të hapë dyert për tifozët gjatë ndeshjeve zyrtare. Vendimi i qeverisë britanike është parashikuar të merret në fundjavë, pasi qëllimi është që edhe futbolli t’i kthehet normalitet. Sipas shtypit sportiv anglez, mendohet që të lejohen 15-20 mijë tifozë të jenë të pranishëm në stadium gjatë një ndeshjeje.
Tifozët mund të lejohen në stadium duke nisur nga ndeshja “Community Shield” që do të zhvillohet në “Wembley” më 29 gusht mes Liverpulit dhe fituesit të “FA Cup”. Nëse vendimi do të aprovohet nga qeveria, tifozët gjithsesi duhet të zbatojnë me përpikëri normat e distancimit social.
Do të ishte një rast i mirë që tifozët e Liverpulit të festonin titullin e shumëpritur që skuadra e fitoi në fillim të këtij muaji. Finalja e “Community Shield” do të jetë prova gjenerale dhe, nëse gjithçka do të shkojë mirë, objektivi është që stadiumet në Angli të rihapen duke nisur nga data 1 tetor.
Anglia duket një hap përpara të tjerëve. Problemet më të mëdha për momentin duket se i ka Spanja, ku shtypi vendës ngre alarmin për rastet e të infektuarve me Covid-19. Rasti i fundit është futbollisti i Seviljes, Gudelj, i cili është izoluar dhe ka humbur ndeshjen e Ligës së Europës me Romën.
Burimi: Sportmediaset/ Përgatiti: Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.