Futboll

Real Madrid klubi më i vlefshëm në botë, Juventus jashtë “Top-10”,

Jo vetëm për shkak të titullit të 9 radhazi, Juventus konfirmohet mjeshtër absolut në Itali edhe për sa i përket vlerës së brand-it të klubit. Kjo është ajo që zbulohet nga një studim që është publikuar nga shoqëria e specializuar ‘’Brand Finance’’, që ka ndërtuar klasifikimin e klubeve të futbollit në nivel botëror sipas vlerës së logos.

Real Madridi vazhdon të jetë klubi më i vlefshëm i futbollit në botë. Në një kontekst të rrënimit ekonomik dhe sociale, të shkaktuar kryesisht nga pandemia e Covid-19, vlera e Real Madridit si markë është ulur me 13.8%, në 1.419 milionë euro, por duke ruajtur pozicionin si më e madhja. Los Blancos, ndiqen nga afër prej Barcelonës, që i rrëmben vendin e dytë Manchester United. “Sot, dy marka spanjolle në botën e futbollit janë kryesuese. Sporti spanjoll është padyshim një krenari e jona, tregon fuqinë e kombit tonë”, – thotë Teresa de Lemus, drejtore menaxhuese e “Brand Finance”.

Bardhezinjtë janë përsëri jashtë 10 më të mirëve, duke u pozicionuar në vendin e 11 me një vlerë prej rreth 676 milionë euro, të parakaluar edhe nga Liverpoool, Manchester City, Bayern Mynih, Paris Saint-Germain, Chelsea, Tottenham e Arsenal. Skuadra e dytë italiane është Inter (e 14-ta, 466 milionë), ndjekur nga Milan (në vendin e 22-të me 215 milionë), Roma (në të 26-tën me 204 milionë), Napoli (i 29-ti me 188 milionë) e Lazio (në vendin e 42-të me 127 milionë).

1. REAL MADRID (Spanjë): 1.419 (-13,8%) – 94,9 (-0,5)

2. FC BARCELONA (Spanjë): 1.413 (+1,4%) – 93,6 (-1,7)

3. MANCHESTER UNITED (Angli): 1.314 (-10,7%) – 91,5 (-0,6)

4. LIVERPOOL (Angli): 1.262 (+6,0%) – 93,2 (+2,2)

5. MANCHESTER CITY (Angli): 1.124 (-10,4%) – 88,8 (+0,2)

6. BAYERN MÜNICH (Gjermani): 1.056 (-19,6%) – 91,4 (-2,1)

7. PSG (Francë): 967 (+5,8%) – 85,6 (+0,6)

8. CHELSEA (Angli): 949 (-1,9%) – 89,0 (+1,7)

9. TOTTENHAM HOTSPUR (Angli): 784 (+3,3%) – 87,6 (+2,0)

10. ARSENAL (Angli): 719 (-18,8%) – 86,9 (-1,1)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë