Futboll

Ferguson i dorëzon Klopp çmimin “Tekniku i Vitit”: Të fal që më zgjove në 3.30 të natës

Sir Alex Ferguson Trophy. Vështirë të gjesh një emër tjetër çmimit që shkon për trajnerin më të mirë të vitit në Premier League, duke konsideruar që skocezi e ka fituar 11 herë kur drejtonte Manchester United. Këtë herë dyshimet mbi fituesin ishin pak, edhe pse Wilder, tekniku i Sheffield United, ndoshta do ta meritonte. Por përpara një Premier të fituar pas 30 vjetësh, nuk vend për diskutime. Kështu trajneri i vitit është Jurgen Klopp. Ceremonia është në distancë, për shkak të Covid, por në Sky Sports tregohet një episod nga ata që nuk harrohen.

Videomesazhi i parë është i Ferguson, që i dorëzoi çmimin gjermanit. Duke kujtuar edhe atë që bëri Klopp pasi fitoi titullin… “Jurgen, fantastik. Fola për promocionin e Leeds pas 16 vjetësh, por të fitosh kampionatin me Liverpool pas 30 vjetësh është akoma edhe më e pabesueshme. Ishte një fitore më shumë se e merituar, rendimenti i skuadrës ishte fantastik. Personaliteti yt shihet në çdo gjë që lidhet me klubin, besoj se puna jote ka qenë e mrekullueshme. E të fal që më zgjove në 3.30 të mëngjesit për të më thënë se fitove kampionatin, faleminderit akoma. Çmimi është i merituar, të lumtë”.

Klopp, nga ana e tij përgjigjet me një…letër dashurie për Sir Alex. “E di që të thuash diçka të tillë nuk është 100% e përshtatshme për një trajner të Liverpool, por unë e admiroj Ferguson. Edhe kemi darkuar bashkë. Nuk e di nëse ai e kujton, por unë po, sepse për mua ishte si të njihja Papën. Ishte diçka e mrekullueshme e që nga sezoni i parë jemi ndjerë mirë me njëri tjetrin. E kur e njoha nuk do ta kisha menduar kurrë se në duar do të kisha trofeun me emrin e tij”. Ferguson nuk do ta kishte menduar kurrë se do të zgjohej në mes të natës nga një gjerman i lumtur e ndoshta edhe i dehur …


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë