“Juve është programuar për të fituar. Fitoret sjellin fitore, para e lojtarë të mëdhenj: është një qark”. Kush më mirë se Michel Platini njeh ADN-në e Zonjës së Vjetër, me të cilën fitoi gjithçka në pesë sezone mes 1982 e 1987: dy tituj, një Kupë Italie, një Kupë Kampionesh, një Kupë Kupash, një Interkontinentale e një Superkupë Uefa. “Në Itali fitojnë gjithnjë të njëjtët? Duke qenë juventin nuk është se më vjen keq, kam luftuar shumë për të arritur lart me ta — ka thënë Le Roi në një intervistë për Corriere della Sera.

Me të përfunduar kampionati italian, bardhezinjtë do të hidhen tashmë mbi Champions në sfidën e kthimit me Lion. “Më shumë mundësi për bardhezinjtë me formatin me eleminim direkt? — i është kërkuar Platinisë —. Kompeticioni është shumë më i hapur. Janë tre finale: çerekfinale, gjysmëfinale e finale. Por Juve duhet ende të luajë 1/8 e me Lion do të jetë e vështirë. Nuk besoj se klubi francez do të niset i disfavorizuar: futbolli nuk është matematikë, Juventus duhet të fitojë në fushë, jo me fjalë. Lion do të vijë i përgatitur në ndeshje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




