Treg

Moda, zinxhiri i prodhimit nën stres mes porosive të bllokuara dhe konsumit në pikiatë

Eksporti i këpucëve në pikiatë. Në mars-prill konsumi në rënie me gati 70 %.

Dëshira për të rifilluar ekziston, me ndërmarrjet e tekstileve dhe modës që në 4 maj kanë rihapur dyqanet që, në nëntë raste ndër 10 sipas Federatës së Modës Italiane, kanë ngritur qepenët dy javvë më pas. Por hallakt e një zinxhiri që e bën Italinë të famshme në të gjithë botën, që nis nga prodhuesit e copave tek dyqanet shumëmarkshe, bien dakord mbi një temë: të rinisësh pas goditjes që dha Covid-19 po duket shumë e vështirë. “Ndërmarrjet e tekstileve – veshjeve (që në 2019 kanë faturuar 56 miliardë, prej të cilëve 33 jashtë,) janë rihapur, duke u sfrocuar, për të mos dalë nga tregu dhe për të mos humbur klientelën e huaj – thotë Marino Vago, president i Sistema di moda Italia. Por zinxhiri është bllokuar në shumë fronte: ulja e stoqeve bënë përmbushjen e porosive më komplekse, për të mos përmendur furnizimin me lëndë të para: me vende si India ende të mbylura, nuk ka ngjyra dhe materiale të tjera “.

Zinxhiri i prodhimit nën stres

Skenari është kritik e “dhe kush iu qaset tregut final gjykon se do të kthehet situata e në nivelet para Covid në 2022 e, kush prodhon, do të rinisë me ritëm, të plotë në mesin e vitit tjetër”, thotë Vago, por sipërmarrëist e sektorit nuk kanë ndërmend të tërhiqen: “Prevalon ndjenja e përgjegjshmërisë dhe disa ndërmarrje janë hapur thjesht për shpirtin e shërbimit”, shton presidenti i Smi.

Një dëshmi e dëshirës për të rezistuar fort, duke harruar emergjencën. Sipas anketave të INPS për Confindustria Moda, të lëshuar nga Smi, në maj të vitit 2020 orët totale të autorizuara  ishin 14.044.144 të cilat, megjithëse pothuajse aq sa orët e kërkuara nga ndërmarrjet e tekstilit të modës në tërë vitin 2019 (15.176.449), shënojnë një ulje -70% të orëve të autorizuara në prill. Në 5 muajt e parë të vitit, përdorimi i rrjetave të sigurimeve shoqërore ishte masiv: Në përgjithësi, u dhanë 64,741,278 orë dhe përdorimi i pushimeve të zakonshme ndërmjet janarit dhe majit të vitit 2020 ishte 62,037,313 orë, krahasuar me 9,474. 391 orë në vitin 2019..

Rifillimi i çalë

Ndërmarrjet thonë që ishte e pamundur të vepronin ndryshe: “U rihapëm, por me shkurtime, gati me 2/3 e forcës së punës. Po prodhojmë koleksionin dimëror, por me frikë: për koleksionin pranverë-verë kemi patur kërkesa për ulje çmimi dhe nuk kemi  arkëtuar në avancë”, thotë Salvatore Toma, sipërmarrës puliez dhe titular i ndërmarrrjes Toma Italian Brands që prodhon dhe tregton marka me emër (Alessandro Dell’Acqua, Ungaro Uomo).

Sitiuata e ndërmarrjeve të territorit  – një prej zonave made in Italy  të modës për burra dhe për evente  më të spikatura – është e vështirë: “Ndërmarrjet janë fort në vështirësi sepse  nuk kanë patur financime e për të shkurtuar shpenzimet po mendojnë të transferohen”, thotë Toma, i cili është edhe president i seksionit moda të Confindustria Puglia.

Konsumi në pikiatë

Nëse pjesa e prodhimit është në vështirësi, edhe pjesa tjetër e zinxhirit nuk po përjeton ndonjë situatë më të mirë. Sipas të dhënave të Sita Ricerca për llogari të Smi, në mars-prill 2020  konsumi i segmentit tekstile-veshje ka shënuar  -69,3% në vlerë e -61,6% në volum. Duke zgjeruar fokusin në katër mujat e parë të vitit  – me janarin dhe  gjysmën e shkurtit  “të lirë” në aspektin e koronavirusit – rezulton -33,7% në vlerë dhe -31,3% në vlerë. Rënia e konsumit është regjistruar pa dallim në produktet për burra dhe gra, dhe i vetmi kanal që lejonte ndërmarrjet dhe shitësit të merrnin pak frymë ishte interneti, me shitjet dixhitale në rritje me 10% në periudhën e izolimit.

Në rrezik 17 mijë dyqane

Me gjithë dëshirën për të rinisur pavarësisht rregullave dhe perspektivës pak inkurajuese, rifillillimi ndodhi: “Pas lockdoën u rihapën gati të gjithë dyqanet – tha Massimo Torti, sekretar i përgjithshëm i Federatës moda Italia – por 76% e tyre ka regjistruar rënie të fortë në xhiro, mbi të gjitha në qytetet e mëdha dhe në qendrat historike pa turizëm”. Pjesa tjetër, me 31 milionë turistë të huaj që do të mungojnë gjatë  2020-ës së mbetur, dyqaneve italiane do tu mungojë një fetë vendimtare e tortës: edhe  turistët jo-europianë veçanërisht të apasionuar pas produkteve luksoze që ata mund të blejnë me çmime më të ulëta dhe pa taksa.

“Kah një rënieeje të konsumit të vlerësuar në rreth 15 miliardë euro në vitin 2020, ne presim që rreth 17,000 pika të shitjes të jenë në rrezik mbylljeje, që do të pasohen me  35,000 të papunë”.

Kjo është rreth 15% e totalit të pikave të shitjes dhe rreth 10% e të punësuarve në kompanitë anëtare të Federmoda.

Burimi: Il sole 24 ore / Në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë