Christophe Dugarry ka tronditur botën e futbollit. Ish-sulmuesi i Milan për mikrofonët e RMC ka deklaruar fraza të tmerrshme kundër Lionel Messi, duke komentuar bashkëjetesën e vështirë mes Pleshtit e francezit Griezmann: “Antoine duhet të ketë frikë nga një kalama i shkurtër e gjysmë autik? Ai mund ta hajë atë”. Pastaj ndjesa në rrjetet sociale: “Nuk doja të ofendoja personat me këtë problem. Kërkoj ndjesë ndaj atyre që fyeva”.
Një deklaratë krejtësisht e evitueshme që përveç se ka në shënjestër Lionel Messi, fajtor sipas asaj që bëhet e ditur se nuk ka një raport të vështirë tek Barcelona me Antoine Griezmann, ka fyer shumë persona të prekur nga autizmi nëpër botë, duke përdorur sëmundjen si term ofendues e duke shkaktuar tërbimin e tifozëve nga e gjithë bota.
Ish-sulmuesi francez ka provuar të limitojë dëmet duke kërkuar ndjesë në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale: “Jam sinqerisht i keqardhur për deklaratat e mia kundrejt Lionel Messi. Nuk doja të ofendoja personat autike, nuk ishte qëllimi im. Kërkoj ndjesë ndaj personave që kam ofenduar e do ta bëj sërisht drejtpërdrejtë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.