Futboll

Deklarata shokuese/ Messi, kalama i shkurtër dhe gjysmë autik

Christophe Dugarry ka tronditur botën e futbollit. Ish-sulmuesi i Milan për mikrofonët e RMC ka deklaruar fraza të tmerrshme kundër Lionel Messi, duke komentuar bashkëjetesën e vështirë mes Pleshtit e francezit Griezmann: “Antoine duhet të ketë frikë nga një kalama i shkurtër e gjysmë autik? Ai mund ta hajë atë”. Pastaj ndjesa në rrjetet sociale: “Nuk doja të ofendoja personat me këtë problem. Kërkoj ndjesë ndaj atyre që fyeva”.

Një deklaratë krejtësisht e evitueshme që përveç se ka në shënjestër Lionel Messi, fajtor sipas asaj që bëhet e ditur se nuk ka një raport të vështirë  tek Barcelona me Antoine Griezmann, ka fyer shumë persona të prekur nga autizmi nëpër botë, duke përdorur sëmundjen si term ofendues e duke shkaktuar tërbimin e tifozëve nga e gjithë bota.

Ish-sulmuesi francez ka provuar të limitojë dëmet duke kërkuar ndjesë në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale: “Jam sinqerisht i keqardhur për deklaratat e mia kundrejt Lionel Messi. Nuk doja të ofendoja personat autike, nuk ishte qëllimi im. Kërkoj ndjesë ndaj personave që kam ofenduar e do ta bëj sërisht drejtpërdrejtë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë