Treg

SoftBank do të shesë 21 mld $ aksione të T-Mobile

Konglomerati japonez i teknologjisë ka lajmëruar sot (të martën) që po planifikon të çlirohet nga më shumë se 198 mln aksione të T-Mobile që vlejnë rreth 21 mld $.

Shitja është pjesë e themeluesit dhe CEO MasBoshi të SoftBank (SFTBY SOFTBANK) për të zvogëluar ngarkesën e madhe të borxhit të kompanisë dhe për të mbledhur para, pasi pandemia e koronavirusit kërcënon një pjesë të madhe të portofolit global të teknologjisë së tij.

“Duke parë situatrën teksa është evident shqetësimi për një valë të dytë dhe të tretë të përhapjes së Covid-19, Grupi SoftBank besonqë ka nevojë të forcojë më tej rezervat në para,” tha kompania në një njoftim.

Në muajin prill, Softbank bëri një njoftim surprizë që mund të shiste 41 mld $ asete për të riblerë aksione dhe reduktuar borxhin.Njoftimi erdhi pasi Fondi Vizion dhe fondet e ndërlidhura e shpunë SoftBank në humbje operative historike për vitin, sepse vlerat e Uber (UBER), WeWork dhe ndërmarrjeve të tjera të portofolit u goditën për shkak të Covid-19.

Shitja e aksioneve T-Mobile (TMUS) e SoftBank përfaqëson gati dy të tretat e aksioneve të saj në kompaninë amerikane. Marrëveshja do të lërë SoftBank me rreth 9% të aksioneve në T-Mobile.

T-Mobile tha në një deklaratë se rreth 134 milion prej aksioneve që SoftBank planifikon të shesë do t’i ofrohen publikut. Marcelo Claure, zyrtari kryesor operativ i SoftBank dhe një anëtar i bordit T-Mobile, do të blejë 5 milion aksione, sipas rregullave të Komisionit të Sigurimeve dhe Exchange Commission.

Aksionet në T-Mobile ranë 1.6%. Aksionet e SoftBank u rritën deri në 3% në Tokio, para se të humbin sërish disa prej atyre fitimeve. Ata shitën për herë të fundit me rreth 1%.

Burimi: CNN Business


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë